TERMAT E REFERENCËS SË PUNËS PËR KOMPANI TË MARKETINGUT
Thirrje për ofertë për kompani të marketingut Për zhvillimin dhe implementimin e një fushate vetëdijësuese për identitetin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian | Prishtinë, 2024 |
Informacion i përgjithshëm
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme.
Konteksti i ndërhyrjes:
Fushata "Emri im është identiteti im/ My name, my identity” është një nismë e "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve". Qëllimi kryesor i saj është të ndihmojë në krijimin e një lidhje më të fortë mes komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian me qytetarët e Kosovës, duke luftuar paragjykimet dhe stereotipet e përhapura. Organizata "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" synon përmes kësaj fushate të promovojë barazinë dhe respektin për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga origjina etnike, gjuha, besimi ose cilido atributi tjetër që i rendit ata në një grup të vogël në shoqëri.
Qëllimi specifik
Qëllimi kryesor i kësaj fushate është që të:
1) Të rrisë vetëdijen për sfidat dhe pengesat që përballën komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në procese të ndryshme gjatë jetës së tyre;
2) Të promovojë respektin dhe diversitetin që mund të kemi në shoqërinë tonë për të gjithë, pa dallim etnie, prejardhje apo ngjyrë;
3) Të rrisë vetëdijen për ndikimin negativ të diskriminimit ndaj komuniteteve etnike të margjinalizuara në Kosovë, si Romët, Ashkalinjët dhe Egjiptianët;
Detyrat dhe Përgjegjësitë për kompaninë:
- Krijimin i kampanjës
- Konceptet e dizajnit duhet të jenë origjinale si dhe të respektojnë ligjet e autorësisë
- Të ofrojë dizajne kreative dhe profesionale për kampanjen
- Të dizajnojë materiale promovuese me cilësi të lartë për publikim në rrjete sociale
- Krijimi i grafikave, infografikave dhe ilustrimeve
- Të krijojë postime atraktive për mediat sociale
- Krijimi i video mesazheve
- Krijimin e broshurave dhe pankartave sensibilizuese
- Krijimi i materialeve të tjera promovuese
Dokumentacioni i kërkuar/Kushtet për aplikim
Ofertuesit që aplikojnë në këtë thirrje duhet t’i dorëzoj këto dokumente, respektivisht formularët e mëposhtëm:
- Certifikata e kompanisë (vlen për kompani)
- Kopje të CV-ve personave të inkuadruar në ofert
- Dëshmi të punës paraprake
- Rekomandime nga punë të ngjashme
- Oferta financiare bashkë me planin
- Menaxheri i projektit me përvojë
Kushtet e përgjithshme:
Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve rezervon të drejtën për të ndryshuar ofertën bazuar në kërkesë deri në vendimin përfundimtar;
Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve mbështet vendimin e saj në ofertën që ka avantazhet më të mëdha ekonomike, si shërbimi me cilësi, por kriteri kryesor i vlerësimit është çmimi më i ulët në raport me sasinë totale;
Mënyra e aplikimit:
Oferta duhet të dërgohet online në e-mail adresën [email protected] .
Obligative - Ju lutem shënoni emrin e thirrjes ne subjekt !
Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 12.05.2024 në ora 16:00.
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.