business

Infermier


Ruaj
  • star Publikuar: 06-01-2026
  • star Skadon: 18-01-2026
Kompani STAFFIX
Kategoritë Kujdesi Shendetësor
Vendi i punës Frankfurt
Numri i pozitave 1


POZITA: Infermier
REFERENCA: SX-24-051
SHTETI: Gjermani
PAGA: €2,500 – €4,000

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për nevojat e klientit tonë, i cili operon në sektorin shëndetësor në Gjermani, jemi në kërkim të kandidatëve të motivuar për pozitën Infermier. Kandidati ose kandidatja do të ketë një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe bashkëpunimin me ekipin mjekësor, duke kontribuar drejtpërdrejt në ruajtjen e standardeve dhe funksionimin e institucionit shëndetësor.

KERKESAT dhe AFTESITE:

  • Diplomë në infermieri ose fushë përkatëse shëndetësore
  • Licencë për ushtrimin e profesionit të infermierit/infermieres (ose në proces njohjeje për Gjermani)
  • Njohuri të gjuhës gjermane në nivel B1 (Goethe, TELC ose ÖSD, jo më e vjetër se 2 vite)
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin mjekësor
  • Përkushtim dhe përgjegjësi në kujdesin ndaj pacientëve
  • Aftësi për të punuar në mjedis dinamik dhe për të ndjekur procedurat profesionale

DOKUMENTET:

  • Diploma e fakultetit të infermierisë dhe transkripta e notave
  • Licensa e punës në Kosovë
  • Çerfitikata e gjuhës gjermane në nivelin B1 (Goethe, TELC, ÖSD)
  • CV në gjuhën angleze ose gjermane

OFERTA dhe MBESHTETJA nga KLIENTI:

  • Paga €2,500 – €4,000 bruto
  • Krijimi i profilit profesional të kandidatit dhe prezantimi në spitale, klinika ose institucione të kujdesit shëndetësor të përshtatshme
  • Organizimi i intervistave online ndërmjet kandidatëve dhe punëdhënësve
  • Mbështetje në planifikimin e udhëtimit drejt Gjermanisë
  • Ndihmë për akomodim sipas marrëveshjes dhe orientim gjatë hapave të parë pas mbërritjes
  • Mbështetje gjatë gjithë procesit të njohjes së diplomës dhe licencës profesionale, deri në 6 muaj

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 18.01.2026. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.