business

PC Support

  • star Publikuar: 27-11-2023
  • star Skadon: 06-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Clastertech
Kategoritë Teknologji Informative - ICT, IT KARRIERA
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1279

KONKURS

Clastertech SHPK. Ka filluar punen në Kosovë nga viti 2010 dhe qe nga viti 2020 ka hapur filialen ne Shqiperi.

Qellimi i kompanise tone eshte to ofroje sherbime dhe produkte te kualitetit te larte. Duke pare trendin e rritjes në fushen e IT Clastertech synon te rrite kapacitetet teknike.

Nëpërmjet një stafi të kualifikuar, kompania synon të ofrojë një shërbim sa më cilësor duke plotësuar të gjithë kërkesat e klientëve

Clastertech Sh.P.K., shpall konkurs për PC Support.

Të dhënat:

Pozicioni: PC Support
Lokacioni: Prishtinë
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës
Aplikimet mbyllen: 06.12.2023
Numri I pozitave: 1 person

Si PC Support ne Clastertech Sh.P.K ju do te keni nje rol shume te rendesishem ne zgjidhjet e ndryshme qe i ofrohen klienteve tane. Partneriteti yne I gjere me vendore te jane me renome boterore bën që te ofrojmë teknologji të ndryshme tek klientet,prandaj zgjidhjet qe I ofrojme mund te jene: Cisco Systems,Dell EMC, Fortinet,etc.

Ju do te keni bashkepunim me ekipin tone I cili eshte I perkushtuar per te ndihmuar deri tek zgjidhja e kerkuar.

PËRSHKRIMI I PUNËVE:

  1. Ofron support te nivelit te pare per cdo problematike te paraqitur.
  2. Identifikon dhe i jep zgjidhje problematikave te cilat kane prioritet me te larte.
  3. Ofron asistence teknike per zgjidhjen e problematikave te hapura.
  4. Shërben si pika e parë e kontaktit, në email ose telefon, për gjithë punonjësit të cilët kërkojnë asistencë teknike të IT.
  5. Kryen zgjidhjen e problemeve në distancë apo ne vend përmes teknikave diagnostikuese dhe pyetjeve përkatëse.
  6. Miremban paisjet kompjuterike dhe ofron perkrahjen teknike tek klientet.
  7. Drejton çështjet e pazgjidhura në nivelin tjetër të personelit mbështetës IT.
  8. Regjistron ngjarjet/problemet dhe zgjidhjen e tyre në regjistrat e HelpDesk.
  9. Ndjek dhe përditëson mbi statusin e cështjes së punonjësve dhe informacionet përkatëse.
  10. Identifikon dhe sugjeron përmirësime të mundshme në procedurat e Helpdesk.

Kualifikimet dhe kompetencat kyçe të nevojshme:

  1. Të kënë njohuri në sistemet e sigurisë së të dhënave, si antivirus,pc desktop,network.
  2. Minimum 2 vite përvojë profesionale
  3. Certifikimet janë një avantazh
  4. Të kenë njohuri të mira Printera, Fotokopje dhe Skanera.
  5. Aftësi dhe njohuri të përgjithshme ne IT.
  6. Të kënë aftësi të mira komunikuese në punë dhe në grup.
  7. Preferohet të kënë eksperiencë punë në sektorë të ngjashëm.
  8. Aftësi shkëlqyese komunikimi me shkrim dhe me fjalë.

Puna ekipore

  • Prej të punësuarit në Clastertech-it kërkohet që të bashkëpunoj me kolegët për ti realizuar synimet e ndërmarrjes;
  • Të jetë i gatshëm të mësoj prej të tjerëve;
  • Të vendosë agjendën e ekipit para agjendës personale;
  • Të veproj në përputhje me vendimet e ekipit, edhe në rastet kur vendimet e tilla nuk e reflektojnë plotësisht pozicionin personal;
  • Të pranon dhe ndanë përgjegjësinë me ekipin;
  • Dhe në përgjithësi të adaptohet në punë ekipore.

Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutem dergoni CV - in, si dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: [email protected]