Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government
Ministria e Mbrojtjes
Ministarstvo Odbrane / Ministry of Defense
Drejtoria e Burimeve Njerëzore/Direktorat Ljudskih Resurs/Human Resources Directorate
Duke bazuar në Rregulloren Nr.07/2023 për Rekrutim në FSK, Ministria e Mbrojtjes shpall:
K O N K U R S
Për rekrutimin e 6 pozitave specialistike në Rexhimentin e Mjekësisë të
Forcës së Sigurisë së Kosovës
Oficer/Toger (OF-1) – Doktor (Mjek i Përgjithshëm), 6 kandidatë
Kriteret e përgjithshme:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar (ky dokument kërkohet para se të fillojë trajnimi bazik);
- Të ketë diplome universitare në mjekësi të përgjithshme;
- Licencë të vlefshme profesionale nga organi kompetent;
- Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
- Të mos jetë i dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
- Të ketë figurë të pastër dhe të mos ketë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
- Të jetë tetëmbëdhjetë vjeç (18) në ditën e mbylljes së konkursit;
- Të mos jetë më i vjetër se tridhjetë vjeç (30), në ditën e mbylljes së konkursit;
- Kandidatët meshkuj duhet të kenë gjatësinë trupore jo më pak se 165 cm, ndërsa femrat duhet të kenë gjatësinë trupore jo më pak se 160 cm ( kjo verifikohet gjatë fazës së Ekzaminimit mjekësor);
- Kandidatët të cilët bartin tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës, duke përfshirë edhe pirsingun, në rast përzgjedhjes, janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor deri në trajnimin bazik, në të kundërtën do të diskualifikohen.
Testimet për pozita specialistike:
- Testi me shkrim (70%)
- Intervista; (30%)
- Ekzaminimi mjekësor;
- Kalimi me sukses i testit paraprak është kusht për të drejtën e testimit në fazën vijuese,
- Renditjen dhe planin e realizimit të testeve e bënë bordi përzgjedhës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Diploma universitare /e nostrifikuar, (diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës, duhet t’i nënshtrohen procesit të njohjes nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
- Dëshminë e Licencës së vlefshme profesionale;
- Ekstrakti i lindjes (jo më të vjetër së gjashtë (6) muaj);
- Certifikata nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime, (dokumenti të jetë i nxjerrë brenda afatit të konkursit);
- Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës;
- Foto portret 4x4 për aplikim ( elektronike);
- Dëshmi për kualifikime tjera (nëse posedon).
Shënim: Kandidatët duhet të ofrojnë informata të sakta gjatë procesit të rekrutimit. Dhënia e informatave të rrejshme kurdo që zbulohet, gjatë procesit të rekrutimit apo gjatë shërbimit në FSK, rezulton me largim nga FSK-ja.
E drejta në ankesë
- Të drejtën e ankesës e ka çdo kandidatë pas marrjes së rezultateve të çdo faze të testimit përkatës;
- Rezultatet publikohen në Ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe kandidatët e eliminuar kanë të drejtë ankese brenda afatit dy (2)- ditor;
- Afati i ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të rezultatit;
- Ankesa dorëzohet përmes e-mallit në Zyrën e Rekrutimit;
- Bordi Përzgjedhës në afat prej 2 ditësh shqyrton dhe merr vendim për ankesën.
- Në rastet kur Bordi Përzgjedhës vlerëson se ankesa është e pranueshme dhe e bazuar, e aprovon ankesën me të drejtë të kalimit në fazën tjetër ose ri-testimit;
- Kur Bordi Përzgjedhës vlerëson se ankesa është e pabazuar, ankesën e përcjellë te Bordi për Shqyrtim të ankesave, me sqarimet përkatëse, brenda afatit dy (2) ditor të punës nga pranimi i ankesës.
Pranimi në FSK;
- Pranimi në FSK bazohet në gjendjen shëndetësore dhe fizike sipas nevojave e prioriteteve të FSK-së dhe pas përfundimit me sukses të procedurës së verifikimit të sigurisë, respektivisht pastërtisë së figurës, të përcaktuar me Rregulloren e Pastërtisë së Figurës për pjesëtarët e FSK-së të nxjerrë nga Ministri.
- Kandidatët e përzgjedhur pas pranimit do te vijojnë Stërvitjen Ushtarake Bazë për Specialist (SUBS).
- Kandidatët (mjekët) e përzgjedhur, pas përfundimit të shërbimit dyvjeçar, do të mundësohet vazhdimi i specializimin të ofruar nga FSK-ja, në përputhje me legjislacionin përkatës dhe aktet nënligjore në fuqi.
Afati i aplikimit;
- Konkursi do të jetë i hapur prej 11.05.2026 deri më 25.05.2026, ora 23:59.
Si të aplikoni;
Aplikimi dhe njoftimi për përzgjedhjen e kandidateve është online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply si dhe njoftimi për shpalljen e konkursit mund ta shikoni edhe në web faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konmkursit. Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular. Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038-555584-5690 dhe 038-555584-5691 nga ora 09:00 deri 15:00.
Ministria e Mbrojtjes mirëpret aplikacionet e femrave dhe meshkujve pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.