Thirrje për Aplikim
Nën-grante për organizimin e ngjarjeve publike në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta për promovimin e diversitetit kulturor dhe ndërgjegjësimit për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian
Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” shpall thirrje për aplikim për shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë, për përfitimin e nën-granteve të vogla me qëllim organizimin e ngjarjeve publike në shkolla që promovojnë diversitetin kulturor dhe pasqyrojnë historinë, kulturën, vlerat dhe kontributin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.
Romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët jetojnë tradicionalisht në Kosovë dhe kanë kontribuar vazhdimisht në zhvillimin e shoqërisë së saj multietnike dhe multikulturore. Megjithatë, këto komunitete vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme, përfshirë stereotipet, diskriminimin dhe mungesën e përfaqësimit adekuat në narrativat arsimore. Për këtë arsye, është e rëndësishme që sistemi arsimor të luajë një rol aktiv në promovimin e diversitetit, respektit dhe mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve.
Në këtë kontekst, në kuadër të përpjekjeve për përfshirjen dhe promovimin e kulturës, historisë dhe vlerave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në sistemin arsimor, organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” hap këtë thirrje për aplikim për shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë.
Përmes kësaj thirrjeje synohet të mbështeten shkollat që të organizojnë ngjarje publike dhe aktivitete edukative në shkollë, të cilat rrisin ndërgjegjësimin e nxënësve dhe komunitetit shkollor për historinë, kulturën dhe kontributin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.
Qëllimet e thirrjes:
Qëllimi i kësaj thirrjeje është të mbështesë shkollat në organizimin e ngjarjeve publike dhe aktiviteteve edukative që promovojnë diversitetin kulturor dhe rrisin ndërgjegjësimin për historinë, kulturën dhe vlerat e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.
Në veçanti, aktivitetet e mbështetura duhet të kontribuojnë në:
- promovimin e materialeve dhe temave edukative që trajtojnë historinë, kulturën dhe kontributin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian;
- rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve për diversitetin kulturor, si dhe rëndësinë e respektit dhe vlerave të bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve;
- krijimin e hapësirave ku nxënësit nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian ndihen të përfaqësuar dhe të vlerësuar në mjedisin shkollor;
- reduktimi i paragjykimeve, gjuhës së urrejtjes, stereotipeve, bullizmit dhe formave të diskriminimit në shkolla;
- sensibilizimin e publikut të gjerë për rëndësinë e përfshirjes dhe përfaqësimit të barabartë në arsim;
Udhëzimet e përgjithshme:
Informacioni në vijim synon të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme rreth kritereve dhe procedurave të thirrjes së hapur për aplikim për projekte të vogla në shkolla, me qëllim nxitjen e iniciativave dhe aktiviteteve të përbashkëta të nxënësve dhe mësimdhënësve që kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për historinë, kulturën, traditat, zakonet dhe vlerat e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.
Fokus i këtyre aktiviteteve është promovimi i diversitetit kulturor, gjithëpërfshirjes ndëretnike dhe tolerancës në mjedisin shkollor.
Shuma e granteve:
Shuma maksimale e mbështetjes për një shkollë është deri në 1,000 EUR.
Në total planifikohet të mbështeten deri në 5 shkolla. Numri përfundimtar i granteve të mbështetura do të varet nga cilësia e aplikimeve të pranuara.
Kohëzgjatja:
Aktivitetet e zbatuara në kuadër të grantëve të vogla nuk duhet të zgjasin më shumë se dy muaj nga data fillestare e dhënies së grantit. Aplikuesi duhet të specifikojë saktësisht datën dhe kohëzgjatjen e implementimit të aktivitetit/ve në formularin e aplikimit për projektin.
Objektivat e pritura nga projektet:
Projektet e përzgjedhura pritet të kontribuojnë në:
- Rritjen e aktiviteteve për promovimin e diversitetit kulturor në shkolla
- Prezantimin dhe promovimin e historisë, kulturës dhe traditave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian
- Reduktimin e stereotipeve, paragjykimeve dhe diskriminimit në mjedisin shkollor
- Rritjen e përfshirjes së nxënësve nga të gjitha komunitetet në aktivitete të përbashkëta.
Llojet e aktiviteteve të mbështetura:
Shkollat që aplikojnë duhet të propozojnë aktivitete që promovojnë njohuritë dhe ndërgjegjësimin për historinë, kulturën dhe kontributin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë, si dhe forcimin e diversitetit kulturor në mjedisin shkollor.
Aktivitetet mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në:
- Prezantimi dhe trajtimi i temave mbi historinë, kulturën dhe kontributin e komuniteteve ashkali, rom dhe egjiptian
- prezantime nga nxënësit mbi temat që trajtojnë historinë, kulturën dhe kontributin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian;
- diskutime dhe debate në klasë ose në nivel shkolle rreth këtyre temave.
- organizimi i kuizeve ose aktiviteteve edukative që lidhen me përmbajtjet e reja në tekstet shkollore.
- aktivitete ndërvepruese që nxisin pjesëmarrje aktive dhe bashkëpunim ndërmjet nxënësve
- Etj.
2. Aktivitete ndërgjegjësuese dhe edukative
- organizimi i sesioneve informuese mbi rëndësinë e diversitetit kulturor dhe respektit ndërmjet komuniteteve
- aktivitete sensibilizuese kundër stereotipeve, paragjykimeve dhe diskriminimit në mjedisin shkollor
- përgatitja e materialeve informuese, posterëve ose videove të shkurtra nga nxënësit dhe mësimdhënësit që promovojnë diversitetin dhe bashkëjetesën
- aktivitete fushate në shkollë që nxisin respektin, përfshirjen dhe barazinë
- Etj
3. Aktivitete artistike dhe kulturore
- ekspozita me piktura, fotografi ose punime artistike që pasqyrojnë diversitetin kulturor dhe trashëgiminë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
- aktivitete kreative si galeri arti, instalacione artistike ose punime kolektive me temë diversitetin kulturor dhe trashëgiminë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
- performanca teatrore, muzikore ose recitime artistike që promovojnë vlerat kulturore, historinë dhe traditat e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian
- aktivitete kulturore shkollore që nxisin shprehjen kreative dhe pjesëmarrjen e nxënësve nga të gjitha komunitetet
- Etj.
4. Ngjarje publike në shkollë
- organizimi i ditëve të diversitetit kulturor në shkollë.
- panaire kulturore ku prezantohen kultura, historia, traditat dhe kontributet e komuniteteve të ndryshme me theks të veçantë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
- aktivitete të hapura shkollore ku përfshihen nxënës, mësimdhënës, prindër dhe komuniteti lokal për promovimin e diversitetit dhe ndërgjegjësimit kulturor.
- aktivitete që nxisin bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet shkollës dhe komunitetit
- Etj.
Shkollat inkurajohen të propozojnë edhe ide inovative që kontribuojnë në promovimin e diversitetit kulturor dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për përfaqësimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në arsim.
Kriteret për aplikim:
Projektet e propozuara do të vlerësohen bazuar në kriteret në vijim:
- cilësia dhe relevanca e projektit të propozuar – 15 pikë
- lidhja e aktivitetit me diversitetin kulturor dhe me njohjen, pasqyrimin dhe vlerësimin e historisë, kulturës dhe kontributit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë– 15 pikë
- përfshirja e nxënësve nga komunitete të ndryshme – 15 pikë
- kreativiteti dhe inovacioni i aktivitetit – 15 pikë
- ndikimi i pritshëm në promovimin e diversitetit kulturor – 15 pikë
- plani financiar realist – 10 pikë
- vizibiliteti dhe përfshirja e komunitetit shkollor – 15 pikë
Totali: 100 pikë
Ne nuk financojmë:
- Projektet të cilat synojnë përkrahjen e aktiviteteve politike;
- Mbështetja financiare për palët e treta (nënkontraktimi i grantit është veprimtari e palejueshme në kuadër të kësaj thirrje);
- Ngjarjet me karakter tërësisht fetar;
- Veprimet të cilat ekskluzivisht kanë të bëjnë me shpenzimet kapitale, si p.sh paisjet teknologjike, infrastukturore etj.
Shpenzimet e lejuara:
Të përzgjedhurit e grantëve duhet të sigurojnë që kostot e pranueshme të jenë kosto aktuale të cilat i plotësojnë kriteret si në vijim:
- Shpenzimet të bëhen gjatë kohëzgjatjes së projektit;
- Ato janë të përfshiranë buxhetin e përgjithshëm;
- Ato janë bërë në linjë me projektin i cili është subjekt i grantit dhe janë të domosdoshme për zbatimin e aktiviteteve;
- Ato janë të identifikueshme dhe të verifikueshme;
- Ato janë në përputhjetë plotë me kërkesat e legjislacionit tatimor;
- Ato janë të arsyeshme, të justifikueshme dhe në përputhje me kërkesat e menaxhimit të mirë financiar.
- Kostot administrative nuk duhet të tejkalojnë 20% të buxhetit total të projektit
Dokumentacioni për aplikim
Për të aplikuar, shkollat duhet të dorëzojnë:
Sitë aplikoni?
- Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në adresen: [email protected] me tekstin:“Promovimi i Diversitetit në Shkolla 2026”
Aplikacioni i projektit/programit:
Plotësimi i formularit të projektit/programit është pjesë e dokumentacionit të detyrueshëm. Ajo përmban të dhëna në lidhje me aplikuesit dhe përmbajtjen e projektit.
Në rast se në formën e dorëzuar mungojnë të dhënat në lidhje me përmbajtjen e projektit, aplikimi nuk do të merret në konsideratë.
Formulari është i nevojshëm të plotësohet me kompjuter. Nëse formulari është plotësuar me dorë nuk do të merret në konsideratë.
Përmbajtja e formularit të buxhetit:
Formulari i propozim-buxhetit është pjesë e dokumentacionit të detyrueshëm. Propozim-buxheti i dorëzuar duhet të përmbajë informacione për të gjitha shpenzimet direkte dhe indirekte të projektit të propozuar për financim.
Nëse formularii buxhetit nuk është i plotësuar në tërësi, apo nuk është dorëzuar në formën përkatëse, aplikimi nuk do të merret në
konsideratë.
Vini re!
Aktivitetet duhet të realizohen ndërmjet datave 11 Maj – 30 Qershor 2026
Si të kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje?
Të gjitha pyetjet në lidhje me thirrjen mund të bëhen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar një kërkesë në adresën e mëposhtme: [email protected] ; tel: +383 49 935 568 jo më vonë se 2 ditë para skadimit të thirrjes.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 05 Maj 2026.