business

Zyrtar për Rini

  • star Publikuar: 09-06-2023
  • star Skadon: 23-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Lipjan
Shikime 33363

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Lipjan shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Specialistë të Shkencave Shoqërore

Institucioni: Komuna Lipjan

Nr. i Referencës : RN00011703

Kodi : RPC0005311

Data e njoftimit : 19.05.2023

Afati për aplikim: 09.06.2023 - 23.06.2023


Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Përfaqëson sektorin në nivel të DKRS-së dhe mban përgjegjësinë për mirëvajtjen e efektshme të punës në sektor;
  • Merr pjesë në planifikimin e zhvillimit të veprimtarive rinore në drejtori; 3.Koordinon veprimet ndërmjet sektorëvedhe OJQ-ve rinore në komunë;
  • 4.Propozon strategjinë e punës, planin e veprimit si dhe masat që duhet të zbatohen në sferën e rinisë; 5.Inicion konsultimet lidhur me vendimet e marra në sektor dhe stimulon punën ekipore;
  • Promovon projekte dhe programe rinore në komunë;
  • Merr pjesë në hartimin dhe publikimin e materialeve për promovime rinore; 8.Bashkëpunon me subjekte relevante nga fusha e rinisë;
  • 9.Mbikëqyrë dhe raporton për realizimin e projekteve të mbështetura nga drejtoria; 10.Organizon takime dhe bashkëpunon me OJQ dhe Qendra rinore në komunë dhe jashtë saj;
  • 11. Me kërkesë të mbikëqyrësit kryen punë dhe detyra shtesë në përputhje me natyrën e punës.

Kërkesat e përgjithshme për pranim:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale:

Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve në Fushën e Kulturës,Juridik,Ekonomik,Sociologji dhe Filozofi.

Kualifikime të posaçme formale:

Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Pozitat aktualisht të lira:

KodiNr. i Referencë sTitulli i pozitësKlasa e pozitësKoeficientiInstitucioniOrganizata /Vendi i punësNr. i kërkuar
RPC0005102RN000114 80Zyrtar për RiniProfesional 2GJ36- 4.95/519.75Komuna Lipjan

Sektori përRini dhe Sport

/ Zyrtar për Rini

1

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen:

  • Njohuri dhe njohjen e ligjeve dhe rregulloreve në fushën përkatëse


Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët:

Shpallja e rezultateve përfundimtare:

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen