FTESË PËR TENDER
Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
PLOTËSIMI I NEVOJAVE VJETORE PËR FURNIZIM ME MATERIALE DHE EKZEKUTIMIN E PUNËVE NDËRTIMORE
Të interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email adresave [email protected] , [email protected]
Qëllimi :
Ofertë për ekzekutimin e punëve ndërtimore Kushtet e obligueshme për pjesëmarrje
Të gjithë të interesuarit janë të obliguar të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për përshtatshmëri siç kërkohet në vijim:
- Dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit.
- Oferta financiare duhet të jetë me TVSH.
- Deklarata nën betim qe nuk ka ndonjë konflikt interesi me Bankën Ekonomike.
- Dëshmi nga ATK se ofertuesit nuk janë në vonesa për kryerjen e obligimeve tatimore së paku deri ne tremujorin e fundit para dorëzimit të ofertës.
- Certifikata nga Gjykata Themelore, se ofertuesit nuk janë nën hetime (vetëm në rast të shpërblimit me kontratë)
- Ofertuesi duhet të ketë referenca/ kontrata për punë të ngjashme
- Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë ofertuese
Afati për dorëzimin e ofertës është deri më 12.02.2026
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 1 muaj nga data e dorëzimit të ofertës.
Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.