Kompani
KEDS Energy
Kategoritë
Institucionet Qendrore, Inxhinieri
Vendi i punës
Pejë
Numri i pozitave
1
Informacion
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i operimit të sistemit shpall konkurs pune:
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Planifikon, organizon, koordinon punët e rrjetit në Distrikt dhe përgjegjës për funksionimin e rrjetit shpërndarës;
- Koordinon dhe mbështet ekipet e rrjetit dhe mirëmbajtjes ne Sistemin e Shpërndarjes në nivelin e e Tensionit të Mesëm dhe Tensionit të Ulët;
- Harton plane ditore dhe mujore bazuar në qëllime specifike dhe prioritete për punime të planifikuara;
- Analizon raportet dhe materialin e implementuar nga ekipet, rishikon informacionet për të vlerësuar problemet për minimizimin e -prishjeve dhe kohëzgjatjes së tyre;
- Përditësimin e të dhënave të rrjetit, stabilimenteve, dokumentacionit, etj;
- Përgatit skema ose përcjellë projekte për të përcaktuar vendin e prishjes ose defektit në rrjetin shpërndarës ose stabilimente;
- Përdorë informacionet e duhura dhe gjykimin individual për të përcaktuar nëse riparimet, punimet, shqyrtimet, testimet apo proceset janë në përputhje me ligjet, rregulloret ose standardet;
- Komunikon me persona jashtë, përfaqëson kompaninë te konsumatorët dhe kompanitë tjera;
- Bashkëpunon me qendrën dispeçerike për punët e realizuara dhe detyrat për rastet që ndërlidhen me çdo nivel të rrjetit të shpërndarjes;
- Kryen operimet e nevojshme në përputhje me procedurat standarde të operimit me pajisje të tensionit të lartë si: ndërprerës të fuqisë, ndarës si dhe vëzhgon funksionimin dhe gjendjen e stabilimenteve në Nënstacione, si: Transformatorët, ndërprërësit, ndarësit, zbarrat;
- Përdor sistemin SCADA dhe Kosovanet dhe koordinon ekipet ne lidhje me mbarëvajtjen e sistemit elektroenergjetik në rrjetin e shpërndarjes së Tensionit të Mesëm dhe Tensionit të Ulët;
- Kryen edhe detyra tjera që i delegohen nga Udhëheqësi.
Kërkesat dhe kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike;
- Minimum 1 vit përvojë pune, me ekspertizë në fushën e Energjetikës apo lëmi të ngjashme;
- E domosdoshme kategoria B e vozitjes;
- Njohja e gjuhës Angleze është përparësi;
- Aftësi të forta të udhëheqjes dhe koordinimit të ekipit;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme të vetorganizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;
- Të jetë në gjendje të zhvillojë strategji të cilat ndikojnë pozitivisht në operimet ditore të punës;
- Njohuri në nivel të avancuar të paketës së MS Office.
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Shënime të Rëndësishme
- KEDS beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.