business

PUNËTOR NË PRODHIM (5)


Ruaj
  • star Publikuar: 13-05-2026
  • star Skadon: 13-06-2026
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Lipjan
Numri i pozitave 5

DEKORITI SH.P.K.

SHPALLJE PËR 5 VENDE TË LIRA TË PUNËS

Dekoriti është fabrikë e specializuar për prodhimin e mobiljeve nga druri dhe realizimin e projekteve moderne dhe ekskluzive për tregun vendor dhe ndërkombëtar.

5 PUNËTOR NË PRODHIM

📍 Lokacioni: Konjuh, Lipjan

📅 Fillimi i punës: 1 Qershor 2026

Kriteret:

  • Shkollim i mesëm
  • Përvoja e mëparshme është përparësi, por jo e domosdoshme
  • Gatishmëri për punë ekipore dhe mësim praktik
  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatit materialin dhe mjetet e nevojshme për procesin e punës
  • Asiston mjeshtrit dhe operatorët gjatë prodhimit dhe montimit të mobiljeve
  • Ndihmon në sistemimin dhe organizimin e hapësirës së punës
  • Kujdeset për mirëmbajtjen bazike të makinerive dhe mjeteve të punës
  • Kryen detyra ndihmëse sipas udhëzimeve të mjeshtrit dhe nevojave të prodhimit

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkuruese
  • Transport të organizuar
  • Kuzhinë/ushqimi i siguruar nga kompania
  • Sigurim ndaj aksidenteve në vendin e punës
  • Mundësi aftësimi profesional
  • Punë me teknologji të avancuar
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë
  • Përfshirje në projekte ekskluzive të mobiljeve dhe interierit

Nëse dëshironi një vend pune stabil, mundësi zhvillimi profesional dhe punë në një ambient modern prodhimi — ju mirëpresim në ekipin tonë.

Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 22 MAJ 2026 duke na kontaktuar në: +383 45 66 66 89, email: [email protected] ose duke paraqitur aplikimin direkt në fabrikën tonë në Konjuh, Lipjan.

Bëhu pjesë e kompanisë lider në prodhimin e mobiljeve nga druri në Kosovë!

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu