business

Njoftim për Furnizim me Veshmbathje Dimerore

  • star Publikuar: 10-10-2024
  • star Skadon: 24-10-2024
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 685

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Furnizim me Veshmbathje Dimerore

Data e përgatitjes së njoftimit: 10 / 10 /2024

T-18/2024

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: [email protected]

Përshkrimi:

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe, e cila operon në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas luftës në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj kohe, IRK ka zbatuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke përfshirë emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturore, bujqësore, blegtorale, si dhe projekte financiare, duke kontribuar në lehtësimin e nevojave të familjeve dhe individëve të varfër në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e veshmbathjeve për fëmijët e familjeve në nevojë, në bazë të projektit “Dimërimi 2024”, ku do të bëhet shpërndarja e veshmbathjeve për 188 fëmijë nga familjet në nevojë nga komunat e ndryshme të Kosovës. Përfituesit do të jenë nga të gjitha komunat e Kosovës. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar, me të cilin Islamic Relief Kosova do të bëjë implementimin e projektit.

Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën për të përcaktuar sasinë e nevojshme sipas nevojave dhe kërkesave.

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova. Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Nr.Dokumentacioni ligjorLloji

1.

Certifikate e BiznesitKopje

2.

Certifikata e TVSH-sëKopje

3.

Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do t’i përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender

E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania

4.

TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016

0.00

Kuotimi:

No.

Pershkrimi

Kuantiteti

Njesia

Çmimi

Total

1

Çizme1Veshbathje

2

Jakne1Veshbathje

3

Pantolla1Veshbathje

4

Xhemper/Blluze1Veshbathje

Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosova Furnizim me veshëmbathje dimërore” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 24/10/2024 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen/ pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.