business

Mjeke/ë, Menagjment/ Administrator, Teknikë Laboratori, Information Desk

  • star Publikuar: 15-11-2023
  • star Skadon: 10-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Laborator
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2896

HAPEN APLIKIME PËR VENDE PUNE

Limbach Gruppe SE është rrjet i laboratorëve mjekësorë në Gjermani. Historia e tij filloi në vitin 1979 me laboratorin e parë në Heidelberg, Gjermani, i cili u themelua nga doktori i shkencave mjekësore Dr. Hans Jakob Limbach. Sot, pas bashkimit të shumë laboratorëve të pavarur, Limbach Gruppe SE është rrjeti më i madh i laboratorëve në Evropë.

Pjesë e këtij rrjeti, është edhe Laboratori mjekësor posa i hapur Labor Dr.Limbach Heidelberg Deutschland në Kompleksin RIERA, Hyrja Z8, Kati P, Ap. 4, në Lagjen Kalabri në Prishtinë. Për këtë qëllim, pranon aplikime për vendet e punës si më poshtë:

Mjeke/ë

Menagjment/ Administrator

Teknikë Laboratori

Information Desk

Kriteret për aplikim të kandidatëve:

  • Të zotërojë Licencën e profesionit përkatës.
  • Eksperiencë pune në këtë profesion.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze, optimale edhe të gjuhës gjermane.
  • Të ketë njohuri të mira në programet kompjuterike.

Ne ofrojmë eksperiencë gjermane, asistencë gjermane, standarde gjermane të kushteve të punës, si dhe trajnime në Gjermani. Për më shumë informacion vizitoni web-faqet si më poshtë:

https://www.labor-limbach-ks.com
https://www.labor-limbach.de

Adresa: Kompleksin RIERA, Hyrja Z8, Kati P, Ap. 4, në Lagjen Kalabri në Prishtinë

Të gjithë personat e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e e-mailit:
[email protected]

Aplikimet pranohen deri me 10.12.2023

Faleminderit

Stafi Laboratorit