business

Rrobaqepës/e (5)


Ruaj
  • star Publikuar: 03-04-2026
  • star Skadon: 03-05-2026
Kategoritë Fashion, Rrobaqepëse, Patronist
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 5

Rrobaqepëse

Jemi në kërkim të profesionisteve të përkushtuar në fushën e rrobaqepësisë

Kërkesë kryesore:
Përvoja e punës mbi 5 vite në qepje industriale është thelbësore.

Puna zhvillohet me veshje të përditshme, pret-à-porter si dhe pjesë të nivelit të lartë (haut de gamme), duke kërkuar standard të lartë në realizim dhe përfundim.

Roli kërkon aftësi të avancuara në realizimin e mostrave dhe zhvillimin e prototipeve, duke përkthyer qartë një ide apo vizatim dizajni në një produkt të përfunduar me precizitet të lartë.

Kandidati/tja duhet të ketë kuptim të mirë të ndërtimit të modelit (patronit), si dhe aftësi për të sugjeruar përmirësime teknike gjatë procesit. Aftësitë në qepje industriale janë të domosdoshme, së bashku me një qasje të kujdesshme ndaj detajit dhe cilësisë së përfundimit.

Përparësi kanë ato/a që kanë punuar me një gamë të gjërë veshjesh si: këmisha, pantollona, xhaketa, pallto, etj

Kërkohet fleksibilitet krijues dhe gatishmëri për të eksperimentuar me qasje të ndryshme gjatë zhvillimit të produkteve. Po ashtu, aftësi të mira komunikimi janë të rëndësishme për të ndjekur dhe përcjellë saktë procesin nga ideja deri tek mostra finale.

Puna zhvillohet në një ambient bashkëpunues, ku ritmi mund të intensifikohet në varësi të projekteve dhe afateve. Kërkohet qasje profesionale, respekt i ndërsjellë dhe përkushtim ndaj punës në ekip, si dhe një sens të përbashkët ndaj krijimtarisë dhe cilësisë.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu