business

THIRRJE PËR OFERTË

  • star Publikuar: 23-06-2023
  • star Skadon: 07-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 36142

Kopshti “Milingonat” me vendim të Këshillit Themelues shpallë:

THIRRJE PËR OFERTË

Për t'i parë detajet dhe specifikat e tjera: Klikoni Ketu

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në zarf të mbyllur me vulë me emërtimin “Sherbime te ndryshme sipas nevojes Kopshtit Milingonat ”, në institucionin parafillor “MILINGONAT” deri me datën 07.07.2023 në ora 10:00.

Institucioni parafillor “Milingonat” ka nevojë për “Sherbime te ndryshme sipas nevojes Kopshtit Milingonat”

Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:

“Milingonat” është e intresuar të kontraktoj një kompani me veprimtari të “Sherbime te ndryshme sipas nevojes Kopshtit Milingonat ”

Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet, janë të ftuara të dorëzojnë propozimin:

  1. Të jenë të regjistruara pranë ARBK-së;
  2. Të ofrojnë në mënyrë të specifikuar shërbimet e ofruara;
  3. Vendndodhja: Prishtinë.

Oferta duhet të dorëzohet me “zarf” në kopshtin “Milingonat”, në adresën: Rr. “Vellëzërit Fazliu” Kodra e Trimave, Prishtinë.

Në zarf duhet të vendosni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:

  1. Çertifikatën e biznesit,
  2. Specifikimet Teknike të shërbimit të kërkuar;
  3. Te plotesohet Lista e Çmimeve ;
  4. Duhet të përfshijë çmimet për shërbimin e listuar.
  5. Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e Shërbimeve.
  6. Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
  7. Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për gjithë periudhën e kohëzgjatjes së kontratës.
  8. (të firmosur dhe të vulosur).

Rr. “Vellëzërit Fazliu”, Kodra e Trimave , Prishtinë, Kosovë Tel & Fax: 038/611-009 -

Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Të gjithë ofertuesit do të vlerësohen nëse kërkesat janë përmbushur. Vetëm ato oferta që kalojnë vlerësimin teknik do të vlerësohen për çmimet e tyre.

Çmimi më i ulët në raport me specifikimet teknike do të jenë kriteret vendimtare për fituesin.

KUSHTET E KONTRATES

  1. Afati i kontratës: Nga data e nënshkrimit të kontratës deri në finalizimin e projektit, më të drejtë rinovimi;
  2. Nëse nuk plotësohen të gjitha kritetet, kandidati nuk kualifikohet dhe do te vazhdohet me kandidatin tjetër rë renditur;
  3. Pagesa do të kryhet me gjashtë këste,pas kryerjes së shërbimit;
  4. Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit;
  5. Subjekti duhet të garantojë shërbim cilësor.

Drejtore: Albulenë Kryeziu - Krasniqi Data: 23.06.2023

_____________________