business

Infermier/e

  • star Publikuar: 24-04-2023
  • star Skadon: 07-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Diakonie Kosova
Kategoritë Kujdesi Shendetësor
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 29787

Diakonie Kosova (Diakos) është OJQ me qendër në Mitrovicë, misioni i së cilës është i bazuar në përkrahje të njerëzve në nevojë, përmes fushave të ndryshme si: shendeti, aftësimi profesinal, integrimi social etj.

DiaKos, njësia Qendra Psikosociale për Trauma Terapi– shpall konkurs:

Pozita: Infermier/e (1 pozitë).

Vendi i punës: Mitrovicë e Jugut

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Fakultetin e Infermierisë – Drejtimi infermieri (studimet bachelor)
  • Licencë e punës
  • Përvojë pune e preferueshme
  • Njohja e gjuhës angleze obligative
  • Njohja e gjuhës gjermane e preferueshme
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe ndërpersonale
  • Aftësi të mira organizative
  • Aftësi të përdorimit të kompjuterit (Word, Excel, SPSS)
  • Dëshirë për të mësuar dhe punuar në ekip
  • Të mos jetë nën hetime (të paraqesë dëshmi nga Gjykata).

Diakonie Kosova (DiaKos) ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV me FOTO (kriter), letër motivuese, dokumente të tjera mbështetëse (diploma, certifikata trajnimi, referenca, dëshmi nga gjykata se nuk jeni nën hetime).

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen! Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati për aplikim është: 24.04.2023 deri 07.05.2023.

Aplikacionet mund t’i dorëzoni në adresën elektronike: [email protected] , (në subjekt shenoni pozitën për të cilën aplikoni).