business

OPERATOR TEKNIK I PRODHIMIT

  • star Publikuar: 23-04-2025
  • star Skadon: 23-05-2025
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 123

📣 📌 KONKURS PUNE – OPERATOR TEKNIK I PRODHIMIT
KRALIN GROUP LLC

🏢 Rreth Kompanisë KRALIN

KRALIN GROUP është një kompani prodhuese me seli në Suhadoll – Lipjan, e specializuar në përpunimin dhe paketimin e frutave të thata, kikirikëve, farave të lulediellit, farave të kungullit dhe arrorëve të tjerë. Me një fokus të veçantë në cilësi dhe inovacion, KRALIN është duke ndërtuar me shpejtësi një emër të fuqishëm në tregun vendor dhe rajonal.

Synimi ynë është të krijojmë produkte të shijshme, të sigurta dhe të përkushtuara ndaj konsumatorit, duke ndërtuar një ekip të fortë që rritet bashkë me ne.

Ne po kërkojmë një punëtor mashkull, të motivuar dhe të zoti, që të bëhet pjesë e ekipit tonë të prodhimit. Pozita është kyçe për operimin dhe funksionimin e rregullt të makinerive në fabrikë.

✅ Detyrat kryesore:

  • Operimi I furrës së pjekjes dhe paketuses
  • Zgjidhje dhe mirëmbajtje bazike e problemeve teknike dhe operative në paisje
  • Pjesëmarrje në procesin e paketimit të produkteve, sipas nevojës
  • Bashkëpunim me ekipin e prodhimit për realizimin e planit ditor

🔧 Kërkesat:

  • Mashkull, i aftë fizikisht dhe i gatshëm për punë manuale
  • Të jetë i shkathtë dhe logjik, që kupton shpejt si funksionojnë pajisjet
  • Të ketë aftësi për të ndërhyrë në raste defekti bazik
  • Përvoja në prodhim dhe me pajisje industriale është përparësi
  • Të ketë ambicie për të rritur në pozita dhe të mendojë afatgjatë

⏱️ Orari i punës:

E hënë – e premte, orar i plotë
💶 Paga dhe përfitime:

  • Paga fillestare: 500 € neto (me mundësi rritjeje nëse performanca është e kënaqshme)
  • Ushqimi sigurohet nga kompania
  • Trajnim dhe mundësi ngritjeje në pozitë
  • Ambient serioz dhe stabil pune

📩 Aplikimi:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në emailin: [email protected] , ose të na kontaktojnë në numrin: 📞 +383 (49) 644 440