
Kompani
Aspect Group sh.p.k
Kategoritë
Ndërtimtari
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
172
KONKURS PUNE
Pozita: 2 Mjeshtër për Fasada Ventiluese
Vendi i punës: Prishtinë
Orari i punës: E hënë – E premte, 08:00 – 16:00
Kompania jonë është në kërkim të dy mjeshtërve të kualifikuar për fasada ventiluese, të cilët do t’i bashkohen ekipit tonë profesional në projekte të ndryshme ndërtimore. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të kontribuojnë në një ambient dinamik dhe me standarde të larta pune.
Kriteret e kërkuara:
- Përvojë e dëshmuar në punime të fasadave ventiluese;
- Integritet i lartë profesional dhe etikë pune;
- Aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse për të menaxhuar ekipe pune në terren.
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkuruese bazuar në përvojë dhe performancë;
- Kontratë pune në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Sigurim shëndetësor të mbuluar nga kompania;
- Shujtë ditore gjatë orarit të punës;
- Ambient pune i sigurtë dhe bashkëpunues.
Të gjithë të interesuarit të na kontaktojnë në:
📞 [049691995]