Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Viti shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Grupi i përgjithshëm i tatim-taksave apo mbledhjes së të ardhurave
Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme për Tatimin në Pronë
Klasa e pozitës: Profesional 2
Koeficienti/Paga : Gj37-4.9
Nr. i kërkuar: 1
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit : 01/08/2024
Afati për aplikim: 02/08/2024 - 31/08/2024
Institucioni: Komuna Viti
Departamenti : Drejtoria për Financa
Divizioni: Sektori i Tatimit në Pronë
Vendi i punës: Zyrtar për Vlersimin e Pronave të Palujtshme për tatimin në pronë
Nr. i Referencës: RN00014706
Kodi : RPC0008245
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Bënë identifikimin e pronave të paluajtshme të paregjistruara dhe pronarëve apo shfrytëzuesve të atyre pronave dhe i shënon në formularë të anketimit si dhe atë elektronik,
- Verifikon dhe krahason të dhënat e vendosura në sistem përmes formularëve të anketimit, verifikon gjendjen ekzistuese në terren, krijon dosje çdo tatimpaguesi të tatimit në pronë, dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe arkivimin e dokumenteve të tatimit në pronë
- Regjistron dhe Korriogjon të dhënat nga formulari i anketimit për pronat e paluajtshme dhe të ë dhënat e pronarëve apo shfrytëzuesve të atyre pronave,bënë plotësimin e ndërrimit të destinimeve të objekteve sipasgjendjes faktike dhe në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret ne fuqi.
- Inspektimi i gjendjes në teren, identifikon personat që u adresohet fatura tatimore letër kujtesa vërejtjet tjera si dhe marrin nënshkrimet e marrësit te faturës ose vërejtjes ose fletë thirrjes në rast se nuk gjendet prezent pala.
- Kontrollimi dhe marrja e informatave nga dokumentet burimore, kryen vizita ne teren, shënon nr. e ngastrës, lokacionin dhe adresën dhe i ruan të dhënat në bazën e të dhënave.
- Puna e vazhdueshme ne teren dhe Modifikimi,përmirësimi dhe regjistrimi i tatimpaguesve me formularin elektronik si dhe Dorëzimi i raporteve te udhëheqësi i sektorit – Drejtori,
- Inspektimi ne teren me kërkesë të zyrtarit për Ankesa,
- Plotësimi formularit me te dhëna për ndërtesën , për njësinë, dhe tatimpaguesin, •Përgatitja e raporteve skenimi formularëve ,
- Njoftimi i tatimpaguesve rreth obligimeve dhe konsultave sa i përket tatimit ne prone.
- Kryen detyra tjera në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret të cilat mundë kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar:Diplomë e arsimittë lartë e nivelit të parë (Bachelor). Diplomë e nivelittë pestë të KKK, për fushën e TIK. Juridik / Ekonomi (pavarsisht nga specializimi).
- Kërkesat specifike: Certifikata,licenca kur kërkohenme legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
- Përvoja e punës e kërkuar:Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
- Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
- Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjeraqë provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimet penaleorigjinale e lëshuarnga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 15/09/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Kriteret specifike shtesë
- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
- Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
- Mënyra e aplikimit
- Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
- Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohenindividualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen