business

MENAXHER I DETYRAVE TË TI-së

  • star Publikuar: 22-03-2024
  • star Skadon: 02-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Teknologji Informative - ICT, Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1826

Republika e Kosovës Republika Kosova- Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - Ministarstvo Finansija, Rada i Trasfera - Ministry of Finance, Labour and Transfers

Kërkesë për Shprehje Interesi

Data: 22 Mars, 2024
ID e projektit: P171098
Ref No: SAS.1.3.ICS.027
Emri i Kreditit të Bankës Botërore: Projekti për Reformë të Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës

MENAXHER I DETYRAVE TË TI-së

KONTEKSTI

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) në Republikën e Kosovës ka pranuar një kredi nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) në vlerë prej 47 milionë euro për financimin e Projektit për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës.

Objektivi i projektit është të përmirësojë barazinë dhe përshtatshmërinë e rrjetit të sigurisë sociale të Kosovës.
Përmirësimi i barazisë do të përfshijë zgjedhjen e përfituesve të SAS bazuar në statusin e varfërisë (në vend të kategorive), ofrimin e përfitimeve më të përshtatshme, duke përfshirë një rritje të përfitimit për frymë të marrë nga familjet më të mëdha dhe sigurimin që përfituesit e aftë për punë të përfitojnë nga masat e aktivizimit.
Përmirësimi i përshtatshmërisë i referohet rritjes së kapacitetit të rrjetit të sigurisë sociale të Kosovës për t'iu përgjigjur ndryshimeve në nivelet e varfërisë në Kosovë si dhe ndaj goditjeve, përfshirë ato që janë të shkaktuara nga klima, për të minimizuar ndikimet negative në nivelin e varfërisë së familjeve. Këto objektiva do të arrihen duke mbështetur qeverinë për (a) reformimin e dizajnit të SAS, (b) të bëjë investime në sistemet e ofrimit të SAS dhe (c) të rrisë vlerën e përfitimit të SAS për të zbutur efektet ekonomike të pandemia COVID-19.Së bashku, këto investime parashikohet të çojnë në
një rrjet sigurie sociale që është më e qasshme për familjet më të varfra, ofron përfitime më domethënëse dhe mund
të kontraktohet ose zgjerohet në përgjigje të ndryshimeve në nivelet e varfërisë ose goditjeve.

OBJEKTIVI I DETYRËS

Objektivi kryesor i kësaj detyre është: të ndihmojë MFPT-në dhe Njësinë Koordinuese të Projektit (NJKP) të Projektit për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës në zhvillimin dhe ekzekutimin e aktiviteteve të projektit lidhur me TI-në, në koordinim të ngushtë me Departamentin e Skemave Sociale(DSS) dhe Departamentin për Menaxhimin
e Sistemeve të Teknologjisë Informative në MFPT.

Përgjegjësitë e Menaxherit të Detyrave të TI-së përfshijnë: zbatimin e aktiviteteve të lidhura me TI-në, kryesisht sipas Komponentës 1.1, por edhe në komponentë të tjerë të projektit, siç konsiderohen të nevojshme nga Entiteti Zbatues i Projektit (MFPT), për të siguruar që Projekti t’i arrijë objektivat e tij; përgatitjen e dokumenteve/inputeve teknike, të prokurimit dhe të tjera të nevojshme për zbatimin e aktiviteteve të lidhura me TI-në; vlerësimin e objektivave, politikave dhe nevojave të Projektit me synimin e zhvillimit të strategjive të infrastrukturës teknologjike që do të mbështesin
misionin, projektin, shërbimetdhe legjislacionin e lidhur me SAS; dhe monitorimin e vazhdueshëm të ekzekutimit të planit të zbatimit të projektit të lidhur me TI-në, planit të prokurimit dhe kontratave në përputhje me Rregulloret
e Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit IPF (Rregulloret e Prokurimit).

FUSHËVEPRIMI

Detyrat dhe përgjegjësitë e përgjithshme: Funksionet kryesore të Menaxherit të Detyrave të TI-së përfshijnë si vijon:

  • Studimi i objektivave, politikave dhe nevojave të Projektit me synim zhvillimin e strategjive të infrastrukturës teknologjike që do të mbështesin misionin, projektin shërbimet dhe legjislacionin e lidhurme SAS;
  • Zbatimi në kohë i aktiviteteve të ndërlidhura me TI-në, kryesisht nën Komponentën

1.1 (informatat për Komponentën 1.1 mund të gjenden në Shtojcën 1 më poshtë),por edhe në komponentët etjerë të projektit, siç konsiderohen të nevojshme nga Enti Zbatues i Projektit (MFPT)për të siguruar që Projekti arrinobjektivat e tij;

  • Përgatitja e dokumenteve/inputeve teknike,të prokurimit dhe të tjera të nevojshmepër zbatimin e aktiviteteve të ndërlidhura me TI-në, kryesisht sipas Komponentës 1.1, por edhe në komponentët e tjerë të projektit;
  • Monitorimi i vazhdueshëm i ekzekutimit të planit të zbatimit të projektit lidhur me TI-në, planit të prokurimit dhe kontratave, kryesishtpër Komponentin 1.1, por edhenë komponentët e tjerë të projektit; të identifikojë pengesat dhe t'i propozojë zgjidhje Koordinatorit të Projektit;
  • Në bashkëpunim me stafin përkatëstë TI-së të MFPT-së, të bëjë vlerësimtë thellë teknik të vazhdueshëm të sistemeve të zhvilluara të informacionit dhe strukturavetë të dhënave;
  • Dorëzimi me kohë i raportevetë monitorimit, bazuar në dokumentacionin e projektitdhe manualin e funksionimit të projektit, dhe në përputhje me legjislacionin e Kosovës, kërkesat e Bankës Botërore, kërkesat e auditimit dhe raportet tjera sipas nevojës;
  • Përgatitja e materialeve të nevojshme për vizitat mbështetëse të zbatimit të Bankës Botërore dhe pjesëmarrja në vizita.

Detyrat dhe përgjegjësitë specifike të Menaxherit të Detyravetë TI-së përfshijnë:

  • Koordinon dhe bashkëpunon me Departamentin e TI-së të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve
    (MFPT) dhe Agjencinë për Shoqërinë e Informacionit (ASHI) gjatë përgatitjes dhe zbatimit të Komponentës 1.1
    dhe detyrave të tjera të ndërlidhura;
  • Përgatit planet e veprimit, planet e prokurimit dhe buxheteve për Komponentën 1.1;
  • Përgatit Termat e Referencës për konsulentët ndërkombëtarë dhe vendorë kryesisht për Komponentën 1.1, por edhe për komponentët tjerë të projektit të lidhura me TI-në, në konsultim me specialistin e prokurimit;
  • Koordinon Grupet Punuese Teknike të Qeverisë të caktuara për të punuar në Komponentën 1.1;
  • Merr pjesë në projektimin e sistemeve që do të zbatohen sipas Komponentës 1.1 dhe përgatit dokumentet e projektimit funksional, arkitektonik dhe teknik që do të dorëzohenpër miratim;
  • Përgatit kërkesat e përdoruesit, specifikimet teknike dhe pjesët e tjera teknike të TeR/dokumenteve të ofertës që do të dorëzohen për miratim për prokurim sipas Komponentës 1.1;
  • Përgatit dhe menaxhon programet e trajnimit në lidhje me komponentët e TI-së të Projektit;
  • Ndërvepron rregullisht me MFPT- Departamentin e Skemave Sociale (DSS) dhe Departamentin për Menaxhimin e Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit - DMSTI në MFPT për të gjitha veprimet përkatëse si dhe ndjekjen e progresit të zbatimit, pengesatdhe zgjidhjet;
  • Ndërvepron rregullisht me palët e interesit në lidhje me zbatimin e Komponentës 1.1, konsulentët dhe përfaqësuesit përgjegjës të kompanive konsulente lidhur mekontratat për zbatimin e aktiviteteve të projektit në bashkëpunim me partneritet, për të ndjekur progresin e zbatimit dhe pengesat;
  • Raporton tek Koordinatori i Projektit në baza ditore;
  • Parandalon dhe zgjidh çështjet administrative dhe teknike që dalin në procesin e zbatimit të Komponentës 1.1, dhe çështjeve të tjera të lidhura me TI-në brenda Projektit, me mbështetjen e MFPT-së - Departamentit të Skemave Sociale(DSS); Departamentit për Menaxhimin e Sistemeve të Teknologjisë Informative – DMSTI në MFPT dhe stafit tjetër të MFPT-së;
  • Përgatit të dhëna, sipas nevojës, për dokumentet e projektimit, vlerësimet ose të tjera që mund të ndërlidhen me aktivitetet e TI-së sipas Komponentës 1.1.
  • Përgatit raportet mujore të progresitpër Komponentën 1.1 dhe aktivitetet e planifikuara të projektit të cilat ia dorëzon Koordinatorit të Projektit;
  • Përditëson raportet e progresit për Komponentën 1.1 përpara misionevembështetëse të zbatimittë Bankës Botërore,duke përfshirë prezantimet e rezultateve;
  • Koordinon mbledhjen e të dhënave të monitorimit dhe treguesve të progresit për Komponentën 1.1;
  • Merr pjesë në zhvillimin e rregulloreve, strategjive, standardeve, udhëzimeve administrative, manualeveoperative, modeleve të të dhënave,proceseve të biznesit dhe dokumenteve të tjera legjislative që kanë të bëjnë me zbatimin e Projektit në fushat e mbuluara nga Komponenta 1.1 dhe komponentët tjerë;
  • Merr pjesë në takimete MFPT-së lidhur me Komponentën 1.1;
  • Shkëmben rregullisht informacionin me homologët e projektit;
  • Merr pjesë në vlerësimin e performancës së konsulentëve vendorëdhe ndërkombëtarë;
  • Siguron përputhshmërinë e mallrave, punëvedhe shërbimeve të dorëzuara me kërkesat e kontratave të nënshkruara në kuadër të komponentës;
  • Në bashkëpunim me Divizionin e Aplikacioneve të MFPT-së dhe Departamentin e Skemave Sociale(DSS):
    • Harton proceset e biznesitdhe i dokumenton ato në një mënyrëteknike për të siguruar që zhvillimi i sistemeve të informacionit përputhet në mënyrë rigoroze me kërkesat;
    • Monitoron aktivitetet e zhvillimit të softuerit dhe siguroni respektimtë rreptë ndaj kërkesave duke vlerësuar rregullisht bazën e kodeve dhe duke nxitur veçori të reja në kohën e duhur;
    • Vlerëson strukturën e bazës së të dhënave dhe krijon raporte teknike që dokumentojnë mangësitë e dizajnit dhe sigurisë;
    • Vlerëson Infrastrukturën ekzistuese dhe Sistemet e Informacionit në mënyrë teknikedhe propozon përmirësime ose zhvillime të reja;
    • Harton specifikime teknike të detajuara funksionale dhe jofunksionale për dokumentin e tenderit, duke detajuar kërkesate zbatimit, kërkesate sigurisë etj;
    • Vlerëson performancën e Sistemeve të Informacionit të dorëzuar dhe krijon raporteteknike që dokumentojnë mangësitë ose çështjete sigurisë
    • Definon kërkesat e infrastrukturës harduerike bazuarnë ngarkesat e matura të sistemit dhe kërkesat e ruajtjes, dhe përgatitja e dokumenteve të tenderit për prokurimin e harduerit;
  • Informon Departamentin për Menaxhimin e Sistemeve të Teknologjisë Informative (MFPT) dhe Departamentin e Skemave Sociale(DSS) për rastete mospërputhjes ose çështjet me ekzekutimin e kontratave të bëra sipas Komponentës 1.1.

KUALIFIKIMET E NEVOJSHME

Menaxheri i detyrave të TI-së duhet t’i plotësojë kërkesat e mëposhtme:

  • B.Sc. diplomë (Master do të konsiderohet si avantazh) në Sisteme Informacioni/Teknologji Informacioni; Informatikë ose të ngjashme;
  • Minimumi 5 vjet eksperiencë pune në fushën e MIS/sistemeve të informacionit të aplikacioneve,
  • Përvojë në përdorimin e metodave dhe teknikave të ndryshme të analizës së sistemeve;
  • Përvojë e dëshmuarnë projektimin, vlerësimin dhe testimin e DBMS-ve kryesore;
  • Përvojë e dëshmuar në përgatitjen e specifikimeve teknike të tenderit/ofertimit për sistemet e TIK është avantazh;
  • Përvoja në zhvillimin e softuerit ose rishikimin e bazave të kodeve dhe vlerësimin e kodit të bazës së të dhënave është avantazh;
  • Përvoja në menaxhimin e projekteve dhe monitorimin e projekteve të financuara ndërkombëtare është avantazh;
  • Përvoja në fushën e menaxhimit të informacionit të mbrojtjes socialeështë avantazh;
  • Njohja e mirë e sistemeve të informacionit publik në Kosovë (Regjistri Civil, Administrata Tatimore, Kadastra, Sistemet Informative Shëndetësore, etj.) është përparësi;
  • Njohja e mirë e sektorittë mbrojtjes socialenë Kosovë është përparësi;
  • Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën shqipe dhe angleze të folur dhe të shkruar;
  • Të demonstrojë aftësi të shkëlqyera komunikimi ndërpersonale dhe menaxheriale;
  • Të demonstrojë qëndrim pozitiv ndaj zgjidhjes së problemeve.

DOKUMENTET E KËRKUARA:

  • CV
  • Letër motivimi
  • Dëshmi mbi kualifikimet (Diploma dhe certifikata)

KOHËZGJATJA DHE ORARI I PAGESËS

Puna e konsulentit do të zhvillohet gjatë periudhës Prill 2024 – Prill 2025 me zgjatje të mundshme. Konsulenti do të punojë me kohë të plotë bazuar në vlerësim të mirë të performancës vjetore dhe gjashtë muajt e parë si punë provuese.

Konsulenti do të paguhetnë baza mujore sipas një tarife të rënë dakord përpara nënshkrimit të kontratës. Të gjitha termat dhe kushtet do të përshkruhen në kontratën e konsulentit.

Kontrata do të bazohet në modelin Standard të Bankës për Detyrat e Vogla të Bazuara në Kohë.
Konsulenti do të mbajë shënime të sakta për kohën e tij/saj të kaluar në Projekt dhe shpenzimet e tij/saj (siç autorizohet në kontratë). Përparaçdo pagese, Koordinatori i Projektit duhet tëmiratojë cilësinë e punës sëkryer nga konsulenti.

Konsulenti do të komunikojë rregullisht me Koordinatorin e Projektit, Drejtorine Departamentit të Skemave Sociale (DSS), Departamentin për Menaxhimin e Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit (MFPT) dhe stafin përkatës dhe palët e interesuara.

Klienti do të sigurojë hapësirën e zyrës dhe pajisjet e nevojshme për të kryer detyrat e caktuara sipas kësaj konsulence.

RAPORTIMI I MARRËDHËNIEVE DHE DETYRIMEVE

  1. Menaxheri i detyrave të TI-së për Projektin e Reformës së Sistemit të Asistencës Socialetë Kosovës do t'i raportojë Koordinatorit të Projektit dhe Drejtorit të Departamentit të Skemave Sociale (DSS).
  2. Ai/ajo do të dorëzojë: a) një plan pune; raportet mujore të progresit; b) Raportet tremujore dhe vjetore të progresit; dhe c) raporte të tjera sipas kërkesave në ManualinOperativ të Projektit dhe Dokumentin e Vlerësimit të Projektit.
  3. Raportet dhe i gjithëkomunikimi me shkrim në lidhjeme çështjet e Projektit do të jenë në gjuhën angleze;
  4. Fletët kohore:Konsulenti do të përgatisë rregullisht fletë kohore për punën e kryer.

Periudha e Performancës

Puna e menaxherit të detyrave të IT-së do të zhvillohet midis Prill 2024 dhe Prill 2025 me zgjatje të mundshme.
Konsulenti do të punojëme kohë të plotë bazuarnë një vlerësim të mirë të performancës vjetore dhe gjashtë muajt e parë si punë provuese. Shërbimi do tëpaguhet në bazë të tarifës mujore të rënë dakord në kontratë. Konsulenti pritet të fillojë shërbimet me nënshkrimin e kontratës.

Procesi i përzgjedhjes:

Vëmendja e Konsulentëve të interesuar tërhiqet tek Seksioni VII, paragrafët, 7.34, 7.35, 7.36 dhe 7.37 të “Rregulloreve të Prokurimit për Huamarrësit IPF” të Bankës Botërore korrik 2016 (“Rregulloret e prokurimit”), që parcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesi.

Konsulenti do të zgjidhet në përputhje me metodën e Konsulentit Individual (IC) në marrëveshjet e mësipërme të Marrëveshjes Kornize të përshkruara në Rregulloret e Prokurimit dhe duke ndjekur kriteret e vlerësimit të përmendura
më sipër.

Kriteret e vlerësimit:

  • Kualifikimi i përgjithshëm - 30 pikë
  • Përvoja specifike në lidhje me detyrën – 70 pikë

Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen në version elektronik në adresën e mëposhtme (me e-mail)
me subject line “Emri&Mbiemri_MENAXHER I DETYRAVE TE IT-se”
deri të Martën, 02 Prill, 2024 në orën 16:00, dhe duhet të përfshijnë dokumentet si më poshtë:

  • CV
  • Letër motivimi
  • Dëshmi mbi kualifikimet (Diploma dhe certifikata)

Informacione të mëtejshme mund të merren në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës (SAS)
Njësia e Koordinimit të Projektit – NJKP
Rruga UÇK, Nr.1, Qafa, 10 000 Prishtinë, Kosovë
E-mail: [email protected]