business

FTESË PËR TENDER: Pajisje të Teknologjisë Informative - PC

  • star Publikuar: 16-07-2025
  • star Skadon: 25-07-2025
Kategoritë Ftesa për Tender
Vendi i punës Prishtinë

FTESË PËR TENDER

Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:

PLOTËSIMIN E NEVOJAVE VJETORE PËR FURNIZIM ME PAJISJE TË TEKNOLOGJISË INFORMATIVE PËR ZYRE - PC

Të interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email adresës [email protected]; [email protected]

Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:

  • Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit, certifikatën e numrit fiskal.
  • Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH të dorëzojnë certifikatën e TVSH)
  • Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
  • Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim.
  • Kompanitë ofertuese duhet të jenë të autorizuara për shitje të pajisjeve të kërkuara.
  • Të dorëzohet specifikacioni i pajisjeve.
  • Të ceket afati i liferimit (ditë kalendarike).
  • Të ceket afati i garancionit dhe çka mbulohet me garancion
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku një muaj nga data e dorëzimit të ofertës
  • Ofertuesi duhet të ketë referenca/ kontrata për punë të ngjashme
  • Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë ofertuese

Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Ofertë për pajisje të Teknologjisë Informative - PC” duhet të dorëzohen në zyrën qëndrore të Bankës Ekonomike Sheshi Nëna Terezë p.n – Prishtinë

Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin komplet nuk do të shqyrtohen.

Ofertat e dorëzuara pas afatit për dorëzim nuk do të shqyrtohen.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 25.07.2025 në ora 15:00.

Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.