Duke pasur për bazë nenin 79 dhe 80 të Ligjit nr. 06/L-114 pë Zyrtarët Publikë, në pajtim me Ligjin e Punës Nr.03/L-212, neni 8 i këtij Ligji, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Mbrojtjes shpall këtë:
KONKURS
Titulli i vendit të punës: Mekanik (4 pozita)
Grada e vendit të punës; CS4
Nr. referencës së vendit të punës; FSK 0291, 0292, 0293, 0294
Vendi; Komanda e Logjistikës-Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjegjës për servisimin e rregullt të Automjeteve , konform planifikimit dhe kërkesave për të siguruar që të gjitha automjetet e të jenë funksionale dhe operacionale;
- Identifikon nevojat për pjesë rezervë, njofton mbikëqyrësin, analizon dhe vlerëson faktorët më të shpeshtë të prishjeve të automjeteve.
- Për çdo riparim në automjet është përgjegjës të jetë konform PSO-ve dhe standardeve teknike tjera.
- Harmonizon aktivitetet/punën e tij me Udhëheqësin e ekipit dhe mekanikët e tjerë.
- Kryen edhe detyra tjera që janë të ndërlidhura me këtë natyre të punës sipas kërkesës së mbikëqyrësit dhe kualifikimeve që posedon.
- Kujdeset /ruan pajisjet dhe inventarin e punës
Proceduarat e konkurrimit;
- Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim.
Shkollimi i kërkuar;
- Shkolla e Mesme teknike/profesionale (në fushë e mekanikës)
Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen;
- Përvoje pune si mekanik se paku 3 vite;
- Patent shofer/ kategoria C, D, E;
- Njohja e gjuhes shqipe apo serbe;
- Gjuha angleze ( e deshirueshme);
- Duhet të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrave kryesore si dhe detyrave plotësuese në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor.
- Duhet të veprojë me maturi gjatë komunikimit me pjesëtarët tjerë.
- Duhet të jetë në gjendje të punoj vetëm si dhe si pjesë e ekipit.
- Duhet të ketë vullnet për përmirësim të vazhdueshëm.
- Duhet të ketë vetë-iniciativë dhe të mbajë veten të mirë informuar.
- Shërbim paraprak si shofer i kategorive për mjete të rënda/përvojë/trajnime tri vjeqare e më lartë ( e deshiruar)
- Përvojë punë si mekanik profesional/përvojë pune/trajnim tri vite e më lartë ( e deshiruar)
Kohëzgjatja e emërimit
- Emërimi është me afat të pacaktuar.
Afati për aplikim
- Afati i aplikimit është nga data 14.11.2022 deri më 28.11.2022.
- Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.
Paraqitja e kërkesave:
- Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit, Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.
- Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!
Kërkesa specifike:
- Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.
Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të konkurrimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit të MM-së, apo në web-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni në: 038 200 13 508.