“Klan Arena” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, është qendër konventash për organizimin e eventeve dhe shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:
Pozita: (1) Teknik i Mirëmbajtjes (me njohuri në Elektrikë)
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Mirëmbajtja e përgjithshme teknike e objektit dhe hapësirave të punës,
- Identifikimi dhe eliminimi i prishjeve teknike sipas nevojës dhe urgjencës,
- Kryerja e ndërhyrjeve teknike dhe riparimeve në pajisje dhe infrastrukturë në objekt,
- Kryerja e kontrollit dhe mirëmbajtjes preventive për funksionim normal dhe të sigurt të objektit,
- Asistim në punë teknike dhe logjistike, përfshirë vendosje/zhvendosje të pajisjeve dhe ngarkesa fizike sipas kërkesës,
- Mirëmbajtja dhe rregullimi i instalimeve elektrike bazike (ndriçim, priza, ndërprerës, sigurime), brenda kompetencës,
- Raportimi i defekteve dhe punëve të realizuara tek eprori përgjegjës,
- Kryerja e punëve të tjera profesionale të cilat janë në kuadër të veprimtarisë së mirëmbajtjes dhe shërbimeve teknike.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Shkollim i mesëm (përparësi drejtimi teknik/elektrik),
- Njohuri të mira praktike në mirëmbajtje teknike dhe instalime bazike elektrike,
- Përvojë pune në mirëmbajtje teknike (përparësi),
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur,
- Gatishmëri për intervenime sipas nevojave operative,
- Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi organizative,
- Njohuri bazike në përdorimin e mjeteve/vegëlve të punës për mirëmbajtje.
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që t’i dërgojnë këto dokumente:
- CV-në,
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse (nëse ka),
- Certifikatat e trajnimeve eventuale (nëse ka),
- Letër rekomandimi apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected]
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën: 20.01.2026, Ora 16:00.
Apliko shpejtë përmes sistemit!