business

Zyrtare për Burime Njerëzore dhe Administratë

  • star Publikuar: 13-02-2023
  • star Skadon: 12-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani NELT LLC
Kategoritë Burime Njerëzore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Lipjan
Shikime 2591

Zyrtare për Burime Njerëzore dhe Administratë

Detyra dhe Përgjegjësi

  1. Përgatit punonjësit për pozitat duke krijuar dhe kryer orientimin dhe programet e trajnimit;
  2. Siguron pajtueshmërinë ligjore duke monitoruar dhe zbatuar kërkesat e zbatueshme të burimeve njerëzore;
  3. Mirëmbajtja e udhëzimeve duke përgatitur, përditësuar dhe rekomanduar politikat dhe procedurat e burimeve njerëzore;
  4. Mirëmbajtja e të dhënave historike të burimeve njerëzore duke hartuar një sistem arkivimi dhe rikthimi; Duke mbajtur të kaluarën dhe të dhënat aktuale;
  5. Mbanë të dhënat e punënonjësve – Dokumentacionin dhe informatat e nevojshme për punësim.
  6. Përditëson bazën e të dhënave të burimeve njerëzore (p.sh. punësimet e reja, ndërprerjet, pushimet vjetore dhe pushimet mjekësore).
  7. Ndihmon në përgatitjen e listës së pagave duke ofruar të dhëna përkatëse, si mungesat, bonuset dhe pushimet.
  8. Koordinon projektet e BNJ, takime dhe seminare trajnime.
  9. Bashkëpunon me faqet rekrutuese për të postuar reklama pune në faqet e karrierës dhe për të përpunuar CV-të hyrëse;
  10. Përgatit raporte dhe prezantime për komunikimet e brendshme;
  11. Ruan dhe mirëmban kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të kompanisë në përgjithësi, duke përfshirë por pa u kufizuar, Kontratat e Brendshme, të Jashtme (me furnitorë apo me prodhues, etj.), Autorizimet, Dokumentacionet e Automjeteve te Kompanise, etj.
  12. Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikqyrësin si dhe ndihmon në zgjedhjën e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
  13. Ndihmon në Planifikimin dhe Koordinimin e takimeve dhe aranzhimeve të udhëtimeve për Menaxherë;
  14. Mirëmbanë furnizimet e zyrës për departamentet; Menaxhon objektivat administrative financiare duke përgatitur një buxhet vjetor; caktimin e shpenzimeve;
  15. Pranon dhe menaxhon shpenzimet dhe faturat ditore nga jashtë dhe dorëzon ato tek departamenti përgjegjës;
  16. Bënë mikpritjën, përcjelljën dhe ofron mbështetje të përgjithshme për vizitorët;
  17. Kryen dokumentacionin dhe autorizimet e automjeteve për punonjësit;

Detyra dhe Përgjegjësi të përgjithshme

  1. Përgjegjës/e për burimet e kompanisë që janë besuar atij/saj për përdorim;
  2. Përgjegjës/e për punën e bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat e kompanisë;
  3. Përgjegjës/e për mbajtjen e një niveli të lartë të bashkëpunimit me departamentet e tjera në kompani;
  4. Përgjegjës/e për sjelljet brenda kompanisë dhe jashtë saj në përputhje me vlerat e kompanisë;
  5. Zbaton rregullat e sigurimit teknik, higjienës, mbrojtjës së mjedisit;
  6. Takime operacionale me mbikëqyrësin e drejtpërdrejtë me qëllim të raportimit mbi zbatimin e detyrave dhe aktiviteteve brenda juridiksionit; Njohjen dhe Futjen e proceseve të reja, dhe rregullimin e kerkesave tjera.
  7. Kryen detyra tjera të deleguara nga mbikëqyrësi i drejtëpërdrejtë në departamentin perkatës sipas kompetencave dhe relacionit të punës të cilit i përket.

Kushtet themelore:

  • Diplomë universitare
  • Të paktën 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme
  • Njohuria e gjuhes Serbe eshte e domosdoshme
  • Njohuria e gjuhes Angleze eshte e deshirueshme
  • Aftësi kompjuterike (Word, Excel, PowerPoint, Shfletues Interneti)
  • Patentë Shoferi

Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: [email protected]