business

Thirrje për Projekt Propozime për promovimin e të drejtave të punës, raportimin e shkeljeve dhe angazhimin në dialogun social me autoritetet publike në Kosovë

  • star Publikuar: 01-11-2022
  • star Skadon: 21-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3289

Thirrje për Projekt Propozime për promovimin e të drejtave të punës, raportimin e shkeljeve dhe angazhimin në dialogun social me autoritetet publike në Kosovë në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës të grupeve të cenueshme në tregun e punës”

Rreth programit

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe BIRN Kosova njoftojnë të gjitha palët e interesuara për thirrjen e hapur për projekt propozime, që synon të ndajë 150,000 EURO për 20 grante, prej të cilave 10 grante do të jenë në shumën prej 5,000€ dhe 10 grante tjera në shumën 10,000€.

Qëllimi i projekti të zbatuar nga ATRC dhe BIRN Kosova është përmirësimi i kushteve të punës për kategoritë e cenueshme të punonjësve, veçanërisht brenda sektorit privat, duke përfshirë shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës për gratë dhe burrat, përmes promovimit të dialogut social ndërmjet punëtorëve dhe bartësve të detyrës.

Thirrja për Projekt Propozime do të ofrojë një mundësi për sindikatat, OSHC-të, shoqatat e avokatëve, grupet e gazetarëve, asociacionet e mediave dhe grupet apo subjektet tjera të regjistruara të cilat veprojnë dhe punojnë në Kosovë, për të zbatuar veprime në fushën e të drejtave të punës dhe për të përmirësuar nevojat e përfituesve, më konkretisht të kategorive të cenueshme të punonjësve, duke kontribuar në përmirësimin e të drejtave të punëtorëve dhe kushteve të punës së komuniteteve më të cenueshme.

Skema e nën-granteve synon të promovojë të drejtat e punës, të forcojë kapacitetet për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punës, të zhvillojë hulumtime, si dhe të mundësoj përfshiherjen në dialogun social me autoritetet publike.

Kjo Thirrje për Projekt Propozime përmban 2 LLOTE:

LLOTI I: Hulumtim dhe forcimi i dialogut social gjithëpërfshirës për çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e punës.

LLOTI II: Rritja e ndërgjegjësimit dhe raportimi i shkeljeve në lidhje me të drejtat e punës

Buxheti total i projektit për çdo mbështetje financiare sipas kësaj Thirrje për Projekt Propozime duhet të jetë ndërmjet shumave të mëposhtme:

LLOTI I: Shuma maksimale prej EUR 5,000 – Kohëzgjatja: Deri në gjashtë (6) muaj

LLOTI II: Shuma maksimale prej EUR 10,000 - Kohëzgjatja: Deri në dhjetë (10) muaj

Aplikimet DUHET të dërgohen përmes e-mail tek [email protected] deri më 21 nëntor 2022, ora 16:00.

Udhëzimet për Aplikim dhe dokumentet udhëzuese për përzgjedhjen dhe zbatimin e projekteve që do të financohen janë renditur më poshtë:

  1. Udhëzime për aplikim
  2. Formulari i aplikimit (Shtojca I)
  3. Formulari i buxhetit (Shtojca II)

Aplikimet mund të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe ose angleze.

Sesionet informuese do të mbahen më 8 nëntor 2022, ora 10:00, në Europe House në Mitrovicën e Veriut, dhe më 9 nëntor 2022, ora 10:00, në Europe House në Prishtinë.

Pyetjet lidhur me Thirrjen për Propozime mund të dërgohen në gjuhën angleze, shqipe ose serbe përmes e-mail deri më 10 nëntor 2022, në adresën elektronike: [email protected].