
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kompania ITKOMED shpk me seli: rruga Dëshmorët e Morinës, nr 19, Hajvali Prishtinë shpall:
KONKURS
Për vendin e punës: Ekonomist
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Shtypja e faturave sipas porosive ditore.
- Mbajtja dhe kontrolli i evidencave financiare të kompanisë.
- Përgatitja e pasqyrave financiare.
- Menaxhimi i shpenzimeve dhe të ardhurave për departamentet (marketing, shitje, magazinë).
- Kontrolli i faturave, likuidimeve, arkës dhe bankës.
- Përgatitja e raporteve analitike për menaxhmentin dhe bordet drejtuese.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë të përfunduar fakultetin Ekonomik;
- Njohja e gjuhës angleze;
- Të ketë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
- Të posedojë patentë shofer (kategoria B);
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizative dhe ndër-personale;
Kandidatët e interesuar mund të konkurojnë duke dërguar CV në e-mail adresën: [email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
Konkursi mbetet i hapur për aplikim deri më datë: 21.11.2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!