PREMIUM +
business

Vende Pune (21)


Ruaj
  • star Publikuar: 04-06-2026
  • star Skadon: 04-07-2026
Kategoritë Depo, Mekanik, Shofer, Të tjera
Vendi i punës Vushtrri
Numri i pozitave 21

KOMPANIA PESTOVA Sh.P.K.

SHPALL KONKURS PËR POZITAT E LIRA TË PUNËS

1. Punëtorë për repartin e krijimit të lidhjeve të produktit të aksionit (10 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryerja e proceseve të krijimit të lidhjeve të aksionit sipas standardeve të kompanisë.
  • Përdorimi korrekt i veglave dhe pajisjeve të punës.
  • Raportimi i parregullsive ose defekteve te mbikëqyrësi i repartit.
  • Respektimi i procedurave të sigurisë dhe higjienës në punë.
  • Bashkëpunimi me ekipin per realizimin e planit të prodhimit.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
  • Të jetë banuese në Komunën e Vushtrrisë ose në rrethinën e saj.

2. Punëtorë në repartin e prodhimit – Palim i produkteve (5 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Palimi dhe paketimi i produkteve sipas standardeve të përcaktuara.
  • Kontrollimi vizual i produkteve para paketimit.
  • Vendosja e etiketave dhe materialeve përcjellëse sipas udhëzimeve.
  • Mirëmbajtja e pastërtisë në vendin e punës.
  • Respektimi i normave të prodhimit dhe afateve të përcaktuara.
  • Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe cilësisë.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
  • Të ketë përvojë pune eshte perparesi.
  • Te jetë fleksibil dhe i përshtatshem për të punuar në orare të ndryshueshme (Ndërrime).
  • Të jetë banuese në Komunën e Vushtrrisë ose në rrethinën e saj.

3. Shoferë me kategori C/E (2 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Transportimi i mallrave sipas itinerareve të planifikuara.
  • Sigurimi i dorëzimit të saktë dhe në kohë të ngarkesave.
  • Kontrollimi i dokumentacionit përcjellës të ngarkesave.
  • Kujdesi për gjendjen teknike dhe pastërtinë e automjetit.
  • Raportimi i menjëhershëm i defekteve ose incidenteve.
  • Bene dorezimin e te hollave ne baza ditore se bashku me faturen per mallin e shitur.
  • Respektimi i rregullave të trafikut dhe procedurave të kompanisë.

4. Shofer me kategori C (1 pozitë)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Transporti i mallrave sipas itinerareve te planifikuara.
  • Sigurimi i dorëzimit të saktë dhe në kohë të ngarkesave.
  • Kontrolli ditor i automjetit para dhe pas përdorimit.
  • Respektimi i standardeve të sigurisë gjatë transportit.
  • Bene dorezimin e te hollave ne baza ditore se bashku me faturen per mallin e shitur.
  • Respektimi i rregullave të trafikut dhe procedurave të kompanisë.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme per pozitat SHOFER

  • Kandidatët duhët të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
  • Të ketë përvojë pune si shofer i kamionit se paku 1 vit.
  • Njohuri per terenin e Kosoves.
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të Kategorisë e cila kërkohet për pozitën të cilën aplikon.

5. Mekanik (Operator i linjës së prodhimit) (2 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Operimi dhe monitorimi i linjave të prodhimit.
  • Kryerja e mirëmbajtjes preventive të pajisjeve prodhuese.
  • Diagnostikimi dhe eliminimi i defekteve teknike.
  • Sigurimi i funksionimit të pandërprerë të linjës së prodhimit.
  • Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe të prodhimit.
  • Respektimi i procedurave të sigurisë teknike dhe industriale.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme

  • Shkollë e mesme profesionale (drejtimi mekanik ose i ngjashëm).
  • Përvojë pune në prodhim ose mirëmbajtje të pajisjeve industriale përbën përparësi.
  • Njohuri bazike të mekanikës dhe funksionimit të makinave prodhuese.
  • Njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit.
  • Njohuri të mirë të gjuhës angleze.
  • Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur probleme teknike.
  • Aftësi për punë në ekip dhe komunikim të mirë.
  • Përgjegjësi, përpikëri dhe respektim i rregullave të sigurisë në punë.
  • Gatishmëri për punë në ndërrime.

6. Depoist për depon e lëndës së parë (1 pozitë)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen shkarkimin dhe pranimin e materialeve të lëndës së pare, paleta dhe materiale të tjera të nevojshme për procesin e prodhimit.
  • Bën sistemimin dhe renditjen e mallrave në depo sipas standardit FIFO (First In, First Out), duke siguruar që produktet më të vjetra të përdoren të parat dhe produktet e reja të vendosen pas tyre.
  • Përgatit dhe furnizon linjat e prodhimit me lëndë të parë sipas kërkesave dhe planit të prodhimit.
  • Pranon dhe kthen në depo mbetjet e ambalazheve dhe melmesave nga linjat e prodhimit, si dhe kryen matjen, numërimin dhe evidencimin e tyre.
  • Merr pjesë dhe ndihmon në aktivitetet e dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit të organizuara nga kompania perkatese.
  • Ndihmon në aktivitetet që lidhen me kontrollin, mirëmbajtjen dhe funksionalitetin e pajisjeve kundër zjarrit, në përputhje me procedurat e sigurisë.
  • Përgatitja dhe ngarkesea e produkteve, si paketime, ambalazhe dhe melmesa, për dërgim në Monte, duke respektuar kërkesat dhe procedurat e përcaktuara nga kompania.
  • Kryen shkarkimin, pranimin dhe sistemimin e materialeve jo-produktive, si: mjete higjienike, stikera, shirita promocionalë, markerë, vula, ngjyra për vula, doreza, kapela dhe materiale të tjera ndihmëse.
  • Kryen detyra dhe shërbime të tjera në përputhje me kërkesat, udhëzimet dhe nevojat operative të administratës së kompanisë.
  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen e rendit, pastërtisë dhe organizimit të depos së lëndës së parë, duke respektuar standardet e sigurisë, cilësisë dhe higjienës në fuqi.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme

  • Shkollë e mesme.
  • Përvoja e punës në depo, logjistikë ose prodhim përbën përparësi.
  • Njohuri bazike të përdorimit të kompjuterit.
  • Njohuri bazike të gjuhës angleze.
  • Aftësi për organizimin dhe sistemimin e mallrave në depo.
  • Aftësi për punë në ekip dhe komunikim të mirë.
  • Përgjegjësi, përpikëri dhe kujdes në trajtimin e materialeve dhe produkteve.
  • Gatishmëri për punë fizike dhe ngritje të ngarkesave sipas nevojës.
  • Njohuri bazike mbi rregullat e sigurisë, higjienës dhe mbrojtjes në punë.
  • Gatishmëri për punë në ndërrime.

VENDI I PUNËS – Fshati Pestovë - Vushtrri

Benefitet e punës në kompaninë Pestova Sh.p.k

  • Ofrojm vend pune me standarde të larta profesionale dhe teknologji të avancuar.
  • Pagë konkuruese.
  • Kontratë pune afatgjate.
  • Mundësi aftësimi profesional.
  • Ambient miqësor pune.

Të gjithë të interesuarit për pozitat e lartëcekura mund të aplikojnë nga 04.06.2026 deri me 30.06.2026:

  • Duke plotësuar formularin për aplikim tek zyret e Kompanise Pestova.
  • Apo duke dërguar CV-në në email adresen : [email protected]

Verejtje : Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në ngushtë (shortlist) do të kontaktohen për intervistë.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu