business

Zyrtar/e për avokim dhe komunikim me publikun

  • star Publikuar: 18-12-2024
  • star Skadon: 23-12-2024
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 65

QENDRA E KUJDESIT DITOR – PEMA

Shpall Konkurs

PEMA është organizatë jo-qeveritare e cila ofron shërbime psikosociale dhe rehabilituese me qëllim për të krijuar një mjedis mbështetës për fëmijët me aftësi të kufizuara. Organizata vepron përmes qendrave të kujdesit ditor për të ofruar shërbime sociale dhe familjare sa më të qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe për prindërit/familjet e tyre.

Pozita: Zyrtar/e për avokim dhe komunikim me publikun

Vendi i punës: Prishtinë

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimin e marrëdhënieve me medie në Kosovë.
  • Përgatitjen dhe paraqitjen vizuele të programit të PEMA-s, tregimeve të suksesit dhe bashkëpunimeve, përmes menaxhimit të rrjeteve sociale.
  • Të koordinojë prodhimin e materialeve të marketingut dhe të komunikimit, për të promovuar të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe punën e qendrave të kujdesit ditor.
  • Kërkon në mënyrë aktive mundësi për të investuar në dukshmërinë e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara, programit të organizatës dhe kontributit të donatorëve përmes një sërë aktivitetesh.

Përgaditja akademike/ kualifikimet:

  • Diplomë universitare në shkenca sociale / edukim.
  • Përvojë pune të dëshmuar së paku 3 vite në avokim/komunikim rreth të drejtave të fëmijës, me fokus tek gjithëpërfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme ndërpersonale dhe të punës ekipore.
  • Aftësi të shkëlqyeshme analitike dhe të shkrimit në gjuhën shqipe dhe angleze
  • Njohuri të mira për fotografim, video xhirime dhe përpunimin e tyre;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të menaxhimit të rrjeteve sociale.

Ju lutem dërgoni aplikacionin tuaj (CV dhe Referenca) deri më 23 Dhjetor 2024, ora 16:00, në email adresën: [email protected] .

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.