business

Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve 

  • star Publikuar: 05-05-2023
  • star Skadon: 26-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Prodhimtari
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 49616

KONKURS

Ne jemi duke kërkuar një Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve dhe që do të jetë ndërlidhësi midis kompanisë sonë dhe klientëve tonë aktual. Kandidatët potencial duhet të jenë përgjegjës për planifikim, mbarëvajtje të punëve për servisimin dhe për mirëmbajtjen e projekteve të ndryshme që realizohen në departamentin e servisimit.

Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për servisimin dhe mirëmbajten e paisjeve të të gjitha projekteve në orare të caktuara nga menaxhementi i servisit
  • Përgjegjës për identifikimin e burimit të problemit në rast të prishjes së pajisjeve apo mungesës së materialeve shpenzuese.
  • Përgjegjës për instalimin/ konfirgurimin e printerëve në rrjet të ri dhe të mirëmbajë atë ekzistues.
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe riparimin efektivnë kohë dhe me kosto të pajisjeve të produkteve të zyrës dhe mbajtjen e nivelit të lartë të kënaqësisë së klientëve me shërbimin dhe produktet tona.
  • Bashkëpunon me Menaxherin e Servisit në rast të nevojës për ndërrim të pjesëve apo për identifikim të problemeve të jashtëzakonshme.
  • Është i obliguar që gjatë intervenimit në pajisje të ndryshme të ketë me vete mjetet e punës.
  • Është i obliguar të raportoj dhe përshkruaj punën e kryer nëbaza ditore, javore dhe mujore.
  • Të jetë përgjegjës sa i përket mallit që i lëshohet nga depoja në mënyrë që të kryej servisime, dhe të raportojpër mallin që e shpërndan dhe atë që mbetet.

Kualifikimet

  • Minimumi diplomë e shkollëssë mesme, Bachelor e preferueshme.
  • Shkathtësi të avancuara në servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve.
  • Shkathtësi në komunikim verbal dhe të shkruar.
  • Njohuri bazike në MS Office.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajturkonfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me klientët në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për të punuar nën presiontë vazhdueshëm.
  • Aftësi për të pranuar me numër të madh të klientëve për çdo ditë.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të dëgjuar.
  • Aftësi që të kryej punë në teren.
  • Përvojë së paku 1 vjeçare ne mirëmbajtjen e rrjetave, pajisjeve të printimit/ fotokopjeve dhe punës në teren.
  • Njohuri bazike kompjuterike, sa i përket instalimeve.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: [email protected] dhe tek rubrika “subject”të ceket EMRI MBIEMRI DHE POZITAE KANDIDATIT E SAKTE PER TE CILENAPLIKONI.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 26.05.2023.

Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.