.png)
POZITA: Fizioterapeut
REFERENCA: SX-24-052
SHTETI: Prizren
PAGA: €2,600 – €3,800
staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për nevojat e klientit tonë, i cili operon në sektorin shëndetësor në Gjermani, jemi në kërkim të kandidatëve të motivuar për pozitën Fizioterapeut. Kandidati ose kandidatja do të ketë një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe bashkëpunimin me ekipin mjekësor, duke kontribuar drejtpërdrejt në ruajtjen e standardeve dhe funksionimin e institucionit shëndetësor.
KERKESAT dhe AFTESITE:
- Diplomë në fizioterapi ose fushë përkatëse shëndetësore
- Licencë për ushtrimin e profesionit të fizioterapeutit (ose në proces njohjeje për Gjermani)
- Njohuri të gjuhës gjermane në nivel B1 (Goethe, TELC ose ÖSD, jo më e vjetër se 2 vite)
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin mjekësor
- Përkushtim dhe përgjegjësi në kujdesin ndaj pacientëve
- Aftësi për të punuar në mjedis dinamik dhe për të ndjekur procedurat profesionale
DOKUMENTET:
- Diploma e fakultetit të fizioterapise dhe transkripta e notave
- Licensa e punës në Kosovë
- Çerfitikata e gjuhës gjermane në nivelin B1 (Goethe, TELC, ÖSD)
- CV në gjuhën angleze ose gjermane
OFERTA dhe MBESHTETJA nga KLIENTI:
- Paga €2,600 – €3,800 bruto
- Krijimi i profilit profesional të kandidatit dhe prezantimi në spitale, klinika ose institucione të kujdesit shëndetësor të përshtatshme
- Organizimi i intervistave online ndërmjet kandidatëve dhe punëdhënësve
- Mbështetje në planifikimin e udhëtimit drejt Gjermanisë
- Ndihmë për akomodim sipas marrëveshjes dhe orientim gjatë hapave të parë pas mbërritjes
- Mbështetje gjatë gjithë procesit të njohjes së diplomës dhe licencës profesionale, deri në 6 muaj
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 18.01.2026. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
