Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, mbështetur në nenin 31, paragrafi 4, nënparagrafi 4.7, i Ligjit Nr. 06/L
-079 për Efiçiencë të Energjisë, dhe në nenin 22 të Rregullores për Organizimin e Brendshëm, Punësimin dhe Shpërblimin e Personelit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (marrë për bazë edhe plotësim-ndryshimet e rregullores bazë), me qëllimtë rekrutimit për rolin Inxhinier i Ri (Grada IN3), shpall:
K O N K U R S P U B L IK
Titulli i pozitës: Inxhinier i Ri (mekanik, elektrik ose i ndërtimit) - Grada IN3
Numri i referencës: 02/2024/FKEE
Vendndodhja e pozitës: FKEE Prishtinë
Lloji i kontratës: Kontratë pune me orar të plotë për një periudhëtë caktuar kohore (1 vit), me mundësi të vazhdimit
Kohëzgjatja e konkursit: 20.02.2024 – 06.03.2024
Përmbledhje e përgjithshme: Fondi i Kosovës për Efiçiencës së Energjisë (FKEE) është entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm i themeluar sipas Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencëtë Energjisë. Ky fond është themeluar për t’i mundësuar Qeverisë së Republikës së Kosovës të arrijë objektivat politike të saj për efiçiencën e energjisë përmes promovimit, mbështetjes dhe zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë si dhe tërheqjes dhe menaxhimit të burimeve financiare për të financuar dhe zbatuar projektet e investimeve në fushën e efiçiencës së energjisë në mënyrë të qëndrueshme.
Shënim: Emërtimet në këtë konkurs janë neutrale sa i përket gjinisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Inxhinier i Ri me përgjegjësi kryesore:
- Vlerëson propozimet dhe kërkesat e pranuara të projekteve nga këndvështrimi teknik dhe përgatit raportet e vlerësimit për përpunim të mëtutjeshëm nga FKEE;
- Kontribuon në zhvillimin e thirrjeve (p.sh. përshtatshmëria, kriteret teknike, etj.)
- Vepron si Menaxher i Projektit në projektet EE dhe BRE të mbështetura nga FKEE, me detyrim që të ndjekë projektin nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Inicim të Projektit, gjatë zbatimit, mbikëqyrjes dhe deri në komisionim;
- Monitoron zbatimin e punimeve (d.m.th. viziton dhe kontrollon në terren duke përdorur protokollin e mbikëqyrjes)
- Kontribuon në hartimin e planeve të punës dhe raporteve të progresit;
- Ofron përkrahje teknikepër FKEE-në në çdo çështje tëknike që kërkohet;
- Përditëson dhe zhvillon databazate menaxhimit të projekteve në aspektin teknik, kohordhe financiar;
- Përgaditë raportetmbi aktivitet e FKEE-sësipas kërkesës dhe brenda afatevekohore;
- Analizon në mënyrë të vazhdueshme tregjet për efiçiencëne energjisë dhe teknologjitë e energjisë së ripërtërishme, për të këshilluar FKEE-në për kushtet dhe modalitetet e aplikuara për programet e veta;
- Mbështet administratën e FKEE rreth të dhënave teknike dhe financiare të projekteve për promovim të masave të implementuara dhe atyre në proces;
- Asiston në vlerësimin e propozimeve të pranuara të projekteve nga këndvështrimi teknik dhe në përgatitjen e raporteve të vlerësimit për përpunimtë mëtejshëm nga FKEE-ja;
- Merr pjesë në zhvillimin e planeve vjetore dhe të gjysëm vjetore të punës së FKEE-së dhe përpilimin e raporteve të progresit;
- Analizon, hulumton dhe raporton për procese të tjera sipas kërkesës;
- Kryen studime, detyra dhe punë tjëra teknike sipas kërkesës së Drejtorit Menaxhueste FKEE-së dhe Drejtorit të Sektorit të Operacioneve;
Kohëzgjatja e punës dhe kompensimi:
- Kohëzgjatja e kontratës së punës për Inxhinierin e Ri është për afat të caktuar 1 vjeçar, me mundësi të vazhdimit sipas performancës dhe nevojave të FKEE-së;
- Inxhinieri i Ri merr kompensimin/pagën e caktuar sipas rregulloreve të brendshme të FKEE-së.
Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:
Kandidati për t’u kualifikuar për pozitën Inxhinieri Ri duhet t’i përmbush kushtet si në vijim:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës apo të ketë ndonjë shtetësi tjetër;
- Të ketë diplomë universitare në drejtimin inxhinieri ndërtimi, elektrike ose mekanike;
- Të këtë së paku një (1) vit përvojë pune të përgjithshme, prej të cilës së paku gjashtë (6) muaj përvojë profesionale relevante;
- Të ketë njohuritë mira ne fushën e efiçiencës së energjisë;
- Çertifikimet dhe licensa te ndërlidhura me fushën e efiçiencës së energjisë përbëjnë përparësi;
- Të ketë aftësitë zhvilluara në përdorimin e programeve softuerike dhe mjeteve të punës;
- Të flasë rrjedhshëm njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe të ketë njohuri të mira të gjuhë sangleze;
- Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një vepër penale për të cilën dënimi maksimal tejkalon gjashtë (6) muaj burgim dhe dënimi nuk është i kushtëzuar; (evidencat nuk duhet të jenë më të vjetra se data e shpalljes së vendit të punës sipas këtij njoftimi).
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURRIMIT
FKEE ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë të interesuarit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet. Po ashtu, FKEE siguron që procedurat e përzgjedhjes janë të hapura, ofron konkurrencë jo- diskriminuese, objektive dhe transparente, duke u bazuar në një grup kualifikimesh dhe aftësish.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si në vijim:
- Kopja e pasaportës ose letërnjoftimit valid (që dëshmon shtetësinë e aplikantit);
- Biografia (CV) (duhet të përmbajë sqarime të detajuara lidhur me përvojën e aplikantit);
- Dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MAShTI).
- Dëshmitë e përvojës së punës; (Dëshmimi i përvojës së punës bëhet nëpërmjet kontratave apo vërtetimeve të punës të lëshuaranga punëdhënësit mbi marrëdhënien e punës apo pasqyrës së kontributeve pensionale – Trusti).
- Letra motivuese; (Kjo letër me maksimum 1 faqe, shpjegon se si ndërlidhet përvoja e punës së kandidatit me pozitën që ka aplikuarsi dhe sqaron vizionin e kandidatit për punën në FKEE);
- Certifikata që dëshmon se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale sipas kritereve të konkursit; (Certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është dënuar me vendim formës së prerë për kryerjen e një vepre penale merret nga gjykata kompetente. Certifikata duhet të jetë jo më e vjetër sesa data e publikimit të konkursit);
- Një letër referuese(preferohet nga punëdhënësit/mbikëqyrësit paraprakë dhe/ose aktualë);
Dorëzimi i aplikacioneve:
- Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në cilëndo nga tre (3) gjuhët: shqip, serbisht ose anglisht.
- Dokumentacioni dorëzohetnë mënyrë elektronike (i skenuar) në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, në adresën elektronike [email protected] .
- Dorëzimi i saktë aplikacionit është përgjegjësi e aplikantëve.
- Dokumentacioni i pakompletuar rezulton me diskualifikim të kandidatit.
- Afati i konkurrimit është nga data 20.02.2024 deri më datë 06.03.2024.
- Dokumentacioni i dërguar pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohet
Për informata shtesë, ju lutemikërkoni sqarim në email adresën [email protected]
KEE mban të drejtëne anulimit apo pezullimit të këtij konkursi në cilëndo fazë, varësisht nga çështjet e ndërlidhura me këtë konkurs.