KONKURS PËR POZITËN
INXHINIER I MAKINERISË
Lokacioni: Velekincë, Gjilan
Kompania: Fluidi Group LLC
Përshkrimi i pozicionit:
Fluidi Group LLC shpall konkurs për pozitën Inxhinier i Makinerisë, për të mbështetur operimet teknike dhe mirëmbajtjen e makinerive në linjat e prodhimit të vajit ushqimor dhe pijeve. Kandidati ideal duhet të jetë person me qasje analitike, i saktë, me aftësi të forta teknike dhe i gatshëm të punojë në ambiente prodhuese dinamike.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Monitorimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe makinerive të prodhimit.
- Diagnostikimi i defekteve teknike dhe zgjidhja efikase e problemeve.
- Hartimi dhe zbatimi i planeve të mirëmbajtjes preventive dhe korrigjuese.
- Asistimi në instalimin e makinerive të reja dhe optimizimin e proceseve të prodhimit.
- Bashkëpunimi me ekipet e prodhimit dhe ekipe të tjera teknike për të siguruar funksionim të pandërprerë të linjave.
- Përgatitja e raporteve teknike dhe dokumentimit përkatës të mirëmbajtjes.
- Propozimi i përmirësimeve teknike dhe rritjes së efikasitetit.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Mekatronikë ose degë të ngjashme.
- Përvojë pune në sektorin e prodhimit ose mirëmbajtjes së makinerive (e preferueshme, por joobligative).
- Njohuri të mira praktike në makineri industriale, pajisje mekanike dhe sisteme teknike.
- Aftësi të forta analitike dhe zgjidhje të problemeve.
- Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve teknike.
- Aftësi pune nën presion dhe në ambiente dinamike.
Çfarë ofron kompania:
- Pagë konkurrues,.
- Sigurim shëndetësor dhe aksidental 24h,
- Shujtë ditore të siguruar nga kompania,
- Kushte të mira pune në ambient profesional dhe stabil,
- Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
Si të aplikoni:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë:
- CV-në,
- Letër motivuese,
në email adresën: [email protected], duke specifikuar në subjekt:
Aplikim për Pozitën – Inxhinier i Makinerisë.
Afati i aplikimit:
Konkursi qëndron i hapur nga data 17.11.2025 deri më 17.12.2025.
Fluidi Group LLC ofron mundësi të barabarta punësimi dhe inkurajon aplikimin e të gjithë kandidatëve që plotësojnë kriteret e lartpërmendura.