VoRAE – TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Për Angazhimin e Ekspert(it/ëve) për Forcimin e Strukturave të Brendshme të Rrjetit të OJQ-ve për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe Luftimin e Diskriminimit Etnik në Kosovë
1. Sfondi
Rrjeti i OJQ-ve për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe Luftimin e Diskriminimit Etnik në Kosovë synon të forcojë më tej kapacitetet e tij të brendshme për të siguruar funksionim të qëndrueshëm, efektiv dhe profesional. Forcimi i udhëzimeve për menaxhimin e burimeve njerëzore, strukturave operative, strategjive financiare dhe koordinimit të brendshëm do të rrisë edhe më shumë ndikimin e rrjetit në promovimin e të drejtave të komuniteteve që përfaqëson.
Ky intervenim synon të zhvillojë dhe implementojë strukturat, udhëzimet dhe instrumentet operative të rrjetit, duke përfshirë:
- Rregullore të brendshme dhe procedura për qeverisje transparente;
- Strategji për qëndrueshmëri financiare dhe mbledhjen e fondeve;
- Struktura operative që përfshijnë menaxhimin e stafit dhe vullnetarëve;
2. Qëllimi i Angazhimit
Qëllimi kryesor është forcimi i kapaciteteve institucionale të rrjetit të OJQ-ve përmes krijimit të strukturave, udhëzimeve dhe instrumenteve të menaxhimit të brendshëm, që do të lehtësojnë koordinimin dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.
Objektivat specifike:
- Hartimi i Rregulloreve të Brendshme për funksionim profesional të OJQ-ve të rrjetit.
- Zhvillimi i Strategjive për Mbledhjen e Fondeve për qëndrueshmëri financiare.
- Krijimi i Strukturave të Qeverisjes dhe Operative, duke përfshirë menaxhimin e stafit dhe vullnetarëve.
- Sigurimi i udhëzimeve dhe manualeve praktike për implementim të qëndrueshëm dhe të koordinuar të rrjetit.
- Sigurimi i aplikueshmërisë së dokumenteve përmes validimit me OJQ-të anëtare.
3. Fusha e Punës/Detyrat
Eksperti/ja do të ndërmarrë detyrat si më poshtë:
- Rishikim dhe përdorim i baseline analizave ekzistuese të realizuara në angazhimet e mëparshme nga VoRAE;
- Hartim të udhëzimeve dhe manualeve për Rregulloret dhe Strukturat Operative për secilen OJQ, anëtare të Rrjetit;
- Zhvillim të strategjisë për mbledhjen e fondeve, duke përfshirë identifikimin e burimeve financiare, mekanizmat e aplikimit, si dhe përgatitjen e project proposal-eve të përshtatura për secilën OJQ anëtare të rrjetit;
- Krijim të skemave për menaxhimin e stafit dhe vullnetarëve, përfshirë përshkrime të rolit dhe procedura të koordinimit;
- përshkrimet e roleve (ToR për role të brendshme),
- linjat e raportimit,
- mekanizmat e koordinimit dhe komunikimit;
- Organizim i një trajnimi validues me përfaqësuesit e rrjetit për prezantimin, testimin dhe finalizimin e udhëzuesve dhe dokumenteve të zhvilluara;
- Sigurimi që të gjitha dokumentet janë të aplikueshme, të qarta dhe të përdorshme në praktikë nga organizatat anëtare;
- Mentorim individual me OJQ-të anëtare gjatë procesit të adaptimit dhe implementimit të dokumenteve të zhvilluara.
4. Produktet e Pritshme (Deliverables)
Eksperti/ja do të prodhojë:
- Plan metodologjik i punës, i bazuar në rishikimin e dokumenteve ekzistuese dhe gjetjeve nga intervenimet e mëparshme të VoRAE me OJQ-të anëtare (baseline), duke përfshirë një analizë të përditësuar të gjendjes aktuale dhe qasjen për zhvillimin dhe finalizimin e strukturave të brendshme;
- Rregullore të brendshme dhe manuale operative për OJQ-të anëtare;
- Strategji për mbledhjen e fondeve dhe procedura të menaxhimit financiar, duke përfshirë identifikimin e burimeve relevante të financimit, mekanizmat e aplikimit, si dhe përgatitjen e një project proposal-i të personalizuar për secilën OJQ anëtare të rrjetit, të bazuar në fushat e tyre specifike të veprimit dhe përvojën praktike të punës;
- Dokument i strukturës për menaxhimin e stafit dhe vullnetarëve, duke përfshirë: skemën organizative, përshkrimet e roleve dhe përgjegjësive (job descriptions/ToR), procedurat e rekrutimit dhe angazhimit, linjat e raportimit, si dhe udhëzime praktike për koordinim, komunikim të brendshëm dhe raportim periodik;
- Mentorim individual për secilën OJQ anëtare, gjatë procesit të adaptimit të dokumenteve dhe manualeve në praktikë;
- Programi dhe realizimi i një trajnimi me OJQ-të anëtare, që përfshin prezantimin e dokumenteve të zhvilluara, udhëzime për përdorimin e tyre dhe ushtrime praktike për testimin dhe aplikimin në punën e përditshme;
- Raport përfundimtar mbi procesin, me rekomandime për mirëmbajtje të qëndrueshme dhe avancim të kapaciteteve të rrjetit.
Secili produkt duhet:
- Të dorëzohet në formatin e dakorduar me VoRAE;
- Të respektojë afatet e përcaktuara;
- Të përmbushë standardet e cilësisë dhe të konfidencialitetit.
5. Raportimi dhe Koordinimi
Eksperti/ja do t’i raportojë Zyrtarit të Lartë të Programit të VoRAE. Të gjitha produktet dhe draftet dorëzohen elektronikisht, përveçse kur specifikohet ndryshe.
6. Kohëzgjatja e Angazhimit
- Periudha e zbatimit: deri në tre (3) muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.
- Data e fillimit: 15/05/2026.
- Eksperti/ja propozon numrin e ditëve të punës sipas metodologjisë dhe volumit të punës.
7. Kualifikimet e Kërkuara
- Diplomë universitare në Shkenca Politike, Administratë Publike, Menaxhim Organizativ, Sociologji ose fusha të ngjashme;
- 3–5 vite përvojë në menaxhimin dhe forcimin e kapaciteteve të organizatave joqeveritare apo fusha tjera të ngjshme;
- Përvojë në zhvillimin e strukturave të brendshme, rregulloreve, strategjive financiare, si dhe në hartimin e project proposal-eve të përshtatura për organizata joqeveritare;
- Portofol ose shembuj të punës së mëparshme relevante;
- Përvojë pune me rrjete të OJQ-ve dhe/ose me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian konsiderohet përparësi;
- Aftësi të forta komunikimi dhe koordinimi.
8. Procedura e Aplikimit
Aplikantët duhet të dorëzojnë:
- CV të përditësuar;
- Propozim metodologjik, që përfshin qasjen, metodat e zhvillimit të strukturave dhe planin e punës;
- Ofertë financiare (tarifa ditore, numri i ditëve, shuma totale bruto);
- Portofol ose shembuj të punës së mëparshme.
9. Deklarata për Vlerë mbi Paratë
VoRAE nuk publikon tavane buxhetore apo numër të pritshëm të ditëve të punës. Aplikantët propozojnë ofertën e tyre financiare sipas metodologjisë dhe volumit të punës.
10. Vlerësimi dhe Poentimi
- Ekspertiza Teknike & Kualifikimet – 40 pikë
- Metodologjia & Kuptimi i Detyrës – 30 pikë
- Oferta Financiare & Vlera për Paratë – 20 pikë
- Intervista (kandidatët e përzgjedhur) – 10 pikë
Totali: 100 pikë
11. Kërkesat për Etikë, Konflikt Interesi dhe Konfidencialitet
Eksperti/ja do të nënshkruajë:
- Deklaratë për Konflikt Interesi & Paanshmëri;
- Klauzola kontraktuale për konfidencialitet;
- Dokumente të tjera përputhshmërie sipas kërkesës.
12. Përputhshmëria me Rregulloret e VoRAE
Ky angazhim zhvillohet në përputhje të plotë me rregulloret dhe politikat e brendshme të VoRAE.
13. Afati për Dorëzim
Dorëzimi elektronik në: [email protected]
Afati për Aplikim: 05/05/2026, ora 16:00.
Dorëzimet pas afatit nuk do të shqyrtohen.
14. Kontakti
Emri: Senad Ibishi
Pozita: Zyrtar i Lartë i Programit
Email: [email protected] ose [email protected]