business

Sekretar/e shkolle (9)

  • star Publikuar: 04-11-2022
  • star Skadon: 10-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 9
Vendi i punës Prizren
Shikime 3624

RN00010060
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 03/10/2022
Afati për aplikim: 03/11/2022 - 10/11/2022

Në bazë të nenit 67 t Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, Komuna e Prizrenit shpall këtë: KONKURS

  • Titulli i Vendit të punës: Sekretar/e
  • Institucioni: Komuna e Prizrenit
  • Departamenti/Drejtoria: Drejtoria e Arsimit
  • Lloji i pozitës: Zyrtarë Publik
  • Koeficienti: 7
  • Numri i Pozitave: 9 (nëntë)
  • Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës / Institucionit Edukativo - arsimor
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pa caktuar

Në këto shkolla:

  1. Gjimnazi ''Remzi Ademaj'' në Prizren
  2. Gjimnazi ''Gjon Buzuku'' në Prizren
  3. SHMLM ''Lorenc Antoni'' në Prizren
  4. SHFMU ''Emin Duraku'' në Prizren
  5. SHFMU ''Haziz Tola'' në Prizren
  6. SHFMU ''Fadil Hisari'' në Prizren
  7. SHFMU ''Lekë Dukagjini'' në Prizren
  8. SHFMU ''Dëshmorët e Zhurit'' në Zhur
  9. SHFMU ''Gani Saramati'' në Prizren

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.

Shkollimi i kërkuar:

  • Diplomë universitare në juridik, administratë publike, ekonomi.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • 2 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
  • Koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

Detyrat dhe përgjegjësitë e sekretarit të shkollës

  • Përpilon shkresa të ndryshme në emër të shkollës (akte, vendime, urdhëresa, njoftime, vërtetime, përgjigjeetj., sipas kërkesës së drejtorit );
  • Mban të gjitha shënimet (të dhënat) e mësimdhënësve,të nxënësve dhe të personelit tjetër të shkollës;
  • Mban librin amë të të punësuarve dhe kujdeset për evidencën personale (dosjet), për azhurnimin e tyre, për përvojën e punës, për pushimet e lehonisë të mësimdhënëseve, kohën e pensionimit, si dhe kryen të gjithapunët e tjera administrative dhe, përmes drejtorit të shkollës, njofton DKA-në;
  • Ndihmon drejtorin në administrimin, drejtimin e shkollës dhe në të gjitha aktivitetet e shkollës;
  • Ndihmon dhe këshillon drejtorin për zbatimin e ligjit, të udhëzimeve administrative të MASHT dhe të aktevetë tjera juridike;
  • Ndihmon drejtorin në mbledhjet me prindër, me komunitetin, me arsimtarët dhe me drejtorët e shkollave tëtjera lidhur me profilin dhe aktivitetet e shkollës;
  • Ndihmon drejtorin në zhvillimin dhe sigurimin e gjithëpërfshirjes, paanësisë dhe në programet e tolerancës; -Kujdeset për mirëmbajtjen e plotë dhe të saktë të arkivit dhe të administratëssë shkollës;
  • Regjistron të dhënat në SMIA, harton dhe monitoron statistikat dhe raportet e shkollës;
  • Mban procesverbal të shkruar për të gjitha çështjet që lidhen me administratën e shkollës;
  • Protokollon çdo kërkesë/ankesë me shkrim që i drejtohet shkollës dhe njofton drejtorin për respektimin eafateve zyrtare për përgjigje;
  • Pranon dërgesat postare, letra ose pako etj;
  • Kontrollon punën e punëtorëve tekniko-shërbyes dhe kërkon llogari për pastërtinë në ambientet brenda dhejashtë objektit të shkollës /oborr/.
  • Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori i shkollës, DKA-ja apo MASHT. (në harmoni mepërshkrimin e detyrave të punës).

Dokumentacion i kërkuar:

  • Fotokopja e vërtetuar e diplomës
  • Vërtetim për përvojën e punës së bashku me pasqyrën nga TRUST
  • Ekstrakti i lindjes
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Dëshmia që nuk jeni nën hetime
  • Certifikata të trajnimeve nëse keni

Konkursi do të jetë i hapur për 8 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 03.11.2022 deri më datën 10.11.2022 që konsiderohet si dita e fundit dhe mbyllja e konkursit. Aplikimet e dorëzuara pas afatit të parashikuar nuk pranohen dhe aplikimet me mangësi refuzohen.

Udhëzime për aplikimin:

Kërkesa (Aplikimi) për punësim gjendet në https://kk.rks- gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/si dhe në https://konkursi.rks- gov.net/jobs?servant=2 . Pas plotësimit sipas çdo pike të aplikimit, bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë tek adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administrates komunale në Komunën e Prizrenit, rr.“Remzi Ademaj” p.n. - Prizren.

VËMENDJE:

Aplikimet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar brenda afatit për dorëzimin e aplikimeve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashikohet nga Ligjislacionin në fuqi.

Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.