business

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR ANALIST/EKSPERT PËR ANALIZIMIN E PROCESIT TË LEGALIZIMIT TË NDËRTIMEVE DHE GJENDJES AKTUALE TË APLIKIMIT NE KOSOVË

  • star Publikuar: 11-04-2023
  • star Skadon: 24-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 36351

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR ANALIST/EKSPERT PËR ANALIZIMIN E PROCESIT TË LEGALIZIMIT TË NDËRTIMEVE DHE GJENDJES AKTUALE TË APLIKIMIT NE KOSOVË

Informacion i përgjithshëm

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voiceof Roma, AshkaliandEgyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1.Kontesti i ndërhyrjes

Normat e varfërisë në Kosovë janë në mënyrë disproporcionale të larta në mesin e grupeve të caktuara - veçanërisht fëmijët, familjet me kryefamiljare femra dhe komunitetet pakicë, duke përfshirë popullatën rome, ashkali dhe egjiptiane. Këto komunitete shpesh janë bllokuar në një rreth vicioz përjashtimi, ata nuk i gëzojnë të drejtat e tyre dhe nuk kanë mundësi për mbrojtje adekuate sociale dhe akses në shërbime. Procesi i legalizimit të shtëpive mbetet problem madhor në mbarë Kosovën dhe jo vetëm në mesin e komuniteteve pakicë por në mbarë Kosovën. Duke krijuar një analizë të detajuar në lidhje me procesin e legalizimit të banesave/shtëpive, do të merret një pasqyrë e qartë e problemeve, sfidave dhe hapave të mëtejshëm në këtë fushë.

  • QËLLIMI SPECIFIK

Projekti parashikon të punoj në fushën e avokimit per masat afirmative dhe lehtësim të procedurave të legjislacionit me fokus të veçantë për romët, ashkalitë dhe egjiptianët sepse një numër i madh i këtyre familjeve nuk kanë aplikuar për legalizim të shtëpive per shkak të pengesave të ndryshme duke filluar nga dokumentet adekuate të shtëpisë e deri te pengesat e ndryshme familjare.

Projekti më konkretisht do të avokojë për të gjetur një alternativë që do të ndihmojë komunitetet pakicë të kenë akses më të lehtë në procesin e legalizimit.

Për të pasur një pasqyrë më të mirë të legalizimit të shtëpive në Kosovë, projekti do të bëjë një analizë të procesit të legalizimit në Kosovë me fokus të veçantë te romët, ashkalinjet dhe egjiptianët, e cila do të mundësoj avokimin e mëtejshëm dhe do të hap një pasqyrë më të madhe të problemit aktual të legalizimit. Rezultatet e dala nga analiza do të ndihmojnë të krijohet një qasje efektive për avokim e cila do të mundesojë ndryshimin e akteve nënligjore dhe të rris numrin e aplikimeve. Si qëllim është:

  • identifikimin e sfidave dhe problemeve aktuale të pjesëmarrjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në procesin e legalizimit të ndërtimeve;
  • përqindjen e pjesëmarrjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në procesin e legalizimit;
  • rekomandimet për tejkalimin e sfidave
  • propozimet për ndryshimet në legjislaturë për vazhdimësinë e procesit të legalizimit.

Korniza e projektit:

Projekti zbatohet në një partneritet të përbashkët midis OJQ ZËRI I ROMËVE, ASHKALINJËVE DHE EGJIPTIANËVE NË KOSOVË, SYRI I VIZIONIT, BALKAN SUNFLOWERS KOSOVA dhe RADC.

2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Analiza e kërkuar ka audiencë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosove dhe institucionet përkatëse që merren me procesin e legalizimit. Analiza do te ofroj mostër kredibile për numrin e familjeve që kanë aplikuar deri me datë 4 Shtator 2022 si dhe identifikimin e sfidave për mos aplikim. Analiza e dalë nga hulumtimi do të shërbej si një mekanizëm për të krijuar strategji dhe masa afirmative me qëllim të ngritjes së numrit të aplikimeve nga rradhët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Raporti i gjeneruar nga analiza do të promovohet në publik përmes metodave të ndryshme për të kontribuar në mundësinë e ndryshimit të ligjit për procesin e legalizimit, krijimin e masave afirmative për të mundësuar pjesëmarrje më të lartë të familjeve të komuniteteve në procesin e legalizimit të ndërtimeve

3.METODOLOGJIA DHE PROCESI

Bazuar në të dhënat e publikuara nga institucionet e Kosovës ekzistojnë rreth 352,000 objekte të ndërtuara pa leje të cilat duhet ti nënshtrohen procesit të legalizimit. Në këtë numër përpos njësive banesore hyjnë edhe objektet përcjellëse siç janë depot, garazhet apo objektet afariste. Sidoqoftë, ky numër është shumë i madh dhe si i tillë mjaft shqetësues i cili tregon se dy nga tre familje të Kosovës jetojnë në shtëpi apo banesë të pa legalizuara.

Ekzistojnë shumë arsye për nivelin e ulët të implementimit të ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje por dy arsye janë kryesore: Interesimi i dobët i qytetarëve për aplikim për legalizim të ndërtimeve të tyre pa leje, dhe Kapacitetet e kufizuara të komunave për të zbatuar ligjin e legalizimit të ndërtimeve pa leje;

Problematikat e identifikuara te komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian do te fokusohet nese sfidat e tyre janë te ngjajshme me ato te shumicës si dhe mënyren e adresimit te tyre.

Qasja e përgjithshme pritet të bazohet kryesisht në një përzierje të metodave cilësore për mbledhjen dhe analizën e të dhënave, por duke përdorur strategji të dhënave sasiore të disponueshme për analizë dhe interpretim.

Kompania/Eksperti pritet të përdorë metoda të tilla si: analiza e ligjeve, akteve nënligjore, udhëzimeve administrative, të dhënave ekzistuese statistikore, sondazhe, intervista me zyrtarë përgjegjës (në nivel qëndror dhe lokal) për procesin e legalizimit, intervista nëpërmjet telefonit apo takimeve virtuale, diskutime në fokus grupe ku duhet të përfshihen komunitet rom, ashkali dhe egjiptian, etj.

Procesi duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:

Kontrata dhe takimi fillestare me partneret implementues. Prezantimi i metodologjisë se punës dhe afatet kohore për draftin e pare te raportit, Vizitat ne terren dhe sesionet apo intervistat konsultative si dhe Raporti Final.

4. PYETJE KËRKIMORE

Sa është përqindja e familjeve nga komunitetet rom, askali dhe egjiptian që aplikuan për legalizim të shtëpive?
Cilat ishin sfidat e familjeve gjatë procesit të aplikimit për legalizim?
Cilat janë problemet me të cilat janë përballur familjet qe nuk kanë aplikuar?
Cilat janë rekomandimet ligjore dhe të përgjithshme për tejkalimin e problemeve në legalizim?
Cilat janë rekomandimet konkrete për ndryshimin e ligjit për legalizimin e ndërtimeve?
Cila është gjendja e shtëpive të tyre: shumë e mirë, e mirë, e dobët?
A janë pronar të tokave/parcelave në të cilat kanë ndërtuar shtëpitë e tyre?
Cila është problematika më e shpeshtë e çështjes pronësore?
Cilat janë nevojat më të shpeshta për zgjidhjen e cështjeve pronësore dhe legalizimin e shtëpive ku jetojnë?

5. PRODUKTI

- Një raport fillestar që përmban dizajnin e hulumtimit dhe metodologjinë e projektimit (përfshirë kornizën e bashkangjitur kërkimore/matricën e hulumtimit)).

- Mjetet e mbledhjes së të dhënave

- Një raport vlerësimi përfundimtar që i përgjigjet objektivave dhe pyetjeve të analizës ; struktura e tij do të përvijohet dhe do të miratohet si pjesë e raportit fillestar. Raporti përfundimtar do të ketë maksimumi 25 faqe pa anekse

- Prezantimi përfundimtar në PowerPoint i cili përmbledh përmbajtjen e raportit të vlerësimit/analizes.

- Analizë e plotë e të dhënave

- Të dhëna të papërpunuara (pyetësorët, dokumentacioni i intervistave, listat, baza e të dhënave)

6.PLANI DHE BUXHETI

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për hulumtim; megjithatë, ne dëshirojmë të rekomandojmë që ditët totale të punës për të gjithë procesin të mos kalojnë 30 ditë në total brenda periudhës 27.04-30.05.2023. Nëse detyrat e ndryshme bëhen nga i njëjti vlerësues , sygjerohet që fazat përkatëse në terren për detyra të ndryshme të kryhen paralelisht nga anëtarë të ndryshëm të ekipit.

7.KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Aftësi të mira analitike dhe konceptuale;
  • Përparësi është eksperienca e punes paraprake me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Përvojë pune minimum 5 vjet në hartimin e analizave/dokumenteve të ngjashme për institucionet publike ose organizatat ndërkombëtare.
  • Njohuri të mira në legjislaturën e fushës së banimit ne Kosove;
  • Aftësi në hartim të dokumenteve
  • Aftësi të mira komunikimi dhe ndër-personale;

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

1.Ofertë financiare e detajuar me planin e punës;

2.Dokumente që dëshmojnë punën gjatë proceseve të legalizimit;

3.Dokumente të hartuara që mbështesin punën paraprake në fushën e banimit;

4.CV;

5.Dy referenca;

6.Çertifikatën e regjistrimit (vlen për kompani).

9. MENYRA E APLIKIMIT:

Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected], ose direkt në zyrën e organizatës ne adrës Ali Pashë Tepelena, Aktash, 10000 Prishtine

Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 24.04.2023 në ora 16:00.

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.