business

MENAXHER/E I/E SHITJES DHE ZHVILLIMIT

  • star Publikuar: 02-10-2022
  • star Skadon: 31-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Castrol
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3405

Si një anëtar i Ekipit Menaxhues të Castrol për Kosovë, ky rol ka përgjegjësinë për arritjen e objektivave të shitjeve - vëllimin, qarkullimin, dhe pjesëmarrjen në treg - për territorin e Kosovës sipas planit të biznesit dhe në përputhje me strategjinë afatgjate të kompanisë. Menaxheri/ja i/e Shitjes dhe Zhvillimit është përgjegjës për zhvillimin e tregut dhe arritjen e objektivave të shitjes, duke udhëhequr dhe mbështetur ekipin e agjentëve të shitjes.

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Zbatimi i strategjisë së shitjes dhe aktiviteteve përcjellëse.
  • Përpilimi i analizava të rregullta të tregut, shitjeve, dhe analiza të tjera përcjellëse
  • Zbatimi i planit të shitjeve sipas kanaleve të përcaktuara, duke siguruar që agjentët përkatës të shitjeve po japin rezultatet e dakorduara në plan.
  • Analizimi i vazhdueshëm i statistikave dhe raporteve për të siguruar kuptimin e trendeve në tregune përcaktuar, pritshmëritë e klientëve dhe pozicionin aktual konkurrues.
  • Nxitja e performancën përmes rishikimeve mujore dhe tremujore të shitjeve, progresit financiar dhe zhvillimit të burimeve njerëzore, si dhe monitorimit kundrejt planit të shitjeve.
  • Kordinimi i të gjitha aktiviteteve të shitjes me logjistikën, depon qëndrore, dhe marketingun.
  • Optimizimi i efikasitetit të burimeve në organizimin e shitjeve.
  • Trajnimi i vazhdueshëm i ekipit të shitjes me qëllim të rritjes së performancës dhe përmbushjes së kërkesave të klientëve
  • Zbaton respektimin e udhëzimeve ligjore dhe politikave të brendshme për të ruajtur ligjshmërinë e kompanisë dhe etikën e biznesit
  • Ndërton marrëdhënie besimi me partnerët dhe klientët e kompanisë
  • Analizon situatat dhe dukuritë problematike brenda ekipit dhe ofron zgjidhje për të siguruar qëndrueshmërinë dhe rritjen e kompanisë

Kualifikimet dhe Përvoja:

  • Diploma univerzitare në Menaxhment, Ekonomi, ose Financa është e domosdoshme
  • Minimum 5 vite përvojë pune në menaxhimin e shitjeve dhe ekipeve të shitjes
  • Njohuri të thella të financave në korporata dhe funksioneve operative të biznesit (e domosdoshme)
  • Njohuri të avancuara të shitjes B2B dhe sukses I dëshmuar në udhëheqjen e ekipeve të shitjes
  • Një mentalitet sipërmarrës me aftësi të jashtëzakonshme organizative dhe drejtuese
  • Aftësi analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe të folurit në publik
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze
  • Aftësi për të punuar nën presion, për të planifikuar ngarkesën personale të punës në mënyrë efektive dhe për të deleguar.

Të gjithë të interesuarit për aplikim të dërgojnë CV në email: [email protected]