Pozita: Udhëheqës/e i/e Zyrës për Sukses të Studentëve, Karrierë dhe Alumni
Lokacioni: Ferizaj
Lloji i pozitës: Pozitë me orar të plotë (Full-time)
Përshkrimi i punës
Kolegji Universum, dega në Ferizaj kërkon një profesionist(e) të përkushtuar për të udhëhequr Zyrën për Sukses të Studentëve, Karrierë dhe Alumni, duke mbështetur zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve, si dhe duke ndërtuar partneritete të qëndrueshme me sektorin e punës dhe rrjetin e të diplomuarve.
Detyrat kryesore
Monitorimi i progresit akademik të studentëve dhe përgatitja e raporteve periodike.
Sigurimi i mbështetjes akademike dhe emocionale përmes orientimeve, tutorimeve dhe këshillimeve.
Bashkëpunimi i ngushtë me stafin akademik dhe Zyrën për Sigurimin e Cilësisë për mbështetjen e studentëve.
Organizimi i trajnimeve, punëtorive dhe aktiviteteve të karrierës.
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e partneriteteve me sektorin publik dhe privat për praktika profesionale dhe punësim.
Administrimi i të dhënave për suksesin e studentëve dhe bashkëpunimi me rrjetin e alumni-ve.
Kualifikimet e kërkuara
Të ketë të përfunduara studimet Master (obligative)
Përvojë pune në role të ngjashme në mbështetje të studentëve, karrierë ose administrim akademik
Shkathtësi të larta në komunikim, koordinim dhe menaxhim
Të ketë njohuri për bashkëpunimin në mes të industrisë dhe arsimit të lartë
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
Dokumentet për aplikim
CV profesionale
Letër motivimi
Dëshmi për kualifikimet dhe përvojën e punës
Dokumentacioni për aplikim dërgohet në: [email protected]. Konkursi është i hapur deri më 5 Nentor 2025. Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët më të përshtatshëm në listën e ngushtë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!