business

Elektricist

  • star Publikuar: 10-10-2024
  • star Skadon: 10-11-2024
Kategoritë Elektricist
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 654

MFB INTERNATIONAL

Kompania jonë ka selinë tani edhe në Fushë Kosovë, Kosovë. Është një kompani ushqimore që operon në Turqi, Dubai, Kosovë, Senegal, Gabon dhe Bregun e Fildishtë. Tani jemi në kërkim të një (1) “ Elektricisti” për të punuar në Fushë Kosovë.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës

  • Mbikëqyrë, mirmbanë tërë pajisjen elektrike-elektronike në objektet e MBF International në Fushë Kosovë
  • Bënë testimin e funksionalitetit të pajisjeve elektrike dhe elektronike, riparimin e prishjeve dhe evitimin e pengesave në punë në kohë sa më optimale.
  • Ofron mbështetje në planifikimin e materialeve elektrike
  • Zbaton rregullat e shëndetit dhe sigurisë në punë
  • Kryen mirëmbajtje parandaluese dhe riparon pajisjet elektrike dhe elektronike.
  • Mirmbane rrjetin e ndriçimit, furnizimit të rrymës
  • Jep propozime dhe intervenon në pajisje para se të vijë gjerë te avaria;
  • Njeh planet e instalimeve elektrike , instalon dhe riparon sistemet elektrike , aparatet , makinerit, paisjet dhe komponentat e tjera elektrike, duke perdorur mjetet e dorës, veglat elektrike, paisjet elektrike te testimit
  • Siguron furnizimin me energji elektrike per paisjet duke ndjekur kushtet teknike dhe skicat , duke perdorur vegla dore dhe kontroller të tensionit
  • Diagnostifikon aparatet jofunksionale duke perdorur paisjet e testimit si dhe zevendeson telat , kabllot e demtuara ose të thyera , miremban dyert automatike
  • Si dhe detyra tjera të caktuar nga punëdhënësi/udhëheqësi kompetent.

KRITERET E PËRGJITHSHME

  • Përgaditja profesionale: Shkolla e Mesme – Elektroteknike ose Punëtor i kualifikuar ose i trajnuar në fushën elektrike /elektroteknike)
  • Përvoja e punës 2 vjeçare e preferueshme
  • Preferohet përvoje në pune të ngjajshme
  • Të jet në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike
  • Të jetë i adaptueshëm ndaj orarit fleksibël të punës.

Ajo që ne ofrojmë:

  • Pagë konkuruese dhe ambient pune dinamik

Si të aplikoni:

Nëse keni përvojë si elektricist , ju lutemi dërgoni CV nëse keni, në [email protected] ose na kontaktoni direkt në nr kontaktues + 383 49-111-693.