business

Arkitekt/e


Ruaj
  • star Publikuar: 04-05-2026
  • star Skadon: 04-06-2026
Kategoritë Arkitekt
Vendi i punës Pejë
Numri i pozitave 1

KONKURS PUNE – Arkitekt/e
Kompania: FHD Architects
Lokacioni: Pejë, Kosovë

Pozita: Arkitekt/e Junior

FHD Architects shpall konkurs për pranimin e një Arkitekti/e për punë me orar të plotë në zyrat tona në Pejë. Kjo është një mundësi e mirë për kandidatë të sapodiplomuar në fillim të karrierës ose studentë që dëshirojnë të zhvillohen profesionalisht në një ambient dinamik dhe kreativ.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë në Arkitekturë (ose në përfundim të studimeve).
  • Njohuri të avancuara në ArchiCAD.
  • Njohuri të gjuhës angleze (e domosdoshme).
  • Aftësi për punë në ekip dhe komunikim të mirë.
  • Motivim për të mësuar dhe zhvilluar më tej aftësitë profesionale.

Përgjegjësitë:

  • Pjesëmarrje në zhvillimin e projekteve arkitektonike.
  • Hartimi i vizatimeve teknike dhe modele 3D.
  • Bashkëpunim me ekipin në faza të ndryshme të projektimit.

Kushtet e punës:

  • Punë me orar të plotë.
  • Ambient profesional dhe mbështetës.
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
  • Pagë konkurruese.

Aplikimi:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe portofolin e tyre në emailin e mëposhtëm: [email protected]
Afati i aplikimit: 18/05/2026.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu