
Kompani
Exclusive Group
Kategoritë
Marketing, Dizajn grafik
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
139
EXCLUSIVE GROUP është një kompani lidere në distribuimin e brendeve me famë botërore në Kosovë. Për të forcuar ekipin tonë kreativ, jemi në kërkim të një Dizajneri Grafik të talentuar dhe me përvojë, i cili do të ndihmojë në zhvillimin dhe përmirësimin e materialeve vizuale për markat tona.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Krijimi i materialeve grafike për rrjetet sociale, fushatat e marketingut, print dhe media digjitale.
- Zhvillimi i identitetit vizual për projekte dhe brende të ndryshme.
- Përpunimi dhe optimizimi i imazheve (fotografive) për përdorim në platforma të ndryshme.
- Editimi i videove dhe programimi i tyre për rrjete sociale dhe kampanja marketingu.
- Krijimi i përmbajtjes (content creation) për promovimin e brendeve dhe produkteve tona.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Përvojë e mëparshme si dizajner grafik (së paku 2 vite).
- Njohuri të shkëlqyera të programeve të dizajnit grafik si Adobe Photoshop, Illustrator, Adobe Premiere Pro, After Effects ose programe të tjera relevante.
- Njohuri bazë në dizajnin për rrjetet sociale dhe trendet e fundit vizuale.
- Njohuri në editimin e videove dhe programet përkatëse
- Aftësi për të krijuar përmbajtje kreative dhe tërheqëse për rrjetet sociale.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar idetë në mënyrë efektive.
Si të Aplikoni?
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në dhe portofolion e tyre me punime në emailin: i[email protected] me subjektin “Aplikim për Dizajner Grafik”.
Afati i fundit për aplikim: (21.03.2025)
Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një ekipi dinamik dhe kreativ në Exclusive Group!