Kompani
Hotel Garden
Kategoritë
Gastronomi dhe Hoteleri, Recepsion
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1430
Pozicioni: Recepsioniste
Përgjegjësia
Është përgjegjëse për të siguruar shërbime të shkëlqyeshme për të gjithë mysafirët që nga momenti i kontaktimit, arritjes, qëndrimit dhe shkuarjes. Po ashtu është përgjegjës për sigurimin e një atmosfere miqësore dhe të këndshme për mysafirët.
Detyrat
- Ofrimi i shërbimeve cilësore për mysafirët si filozofi bazike e hotelit.
- Kontaktimi me mirësjellje e mysafairëve potencial të cilët interesohen për shërbime të hotelit
- Plotësimi dhe mirëmbajtja e regjistrimeve të Librit të porosive
- Rikontaktimi i mysafirëve të interesuar
- Pritja me mirësjellje e mysafirëve të cilët kanë arritë në hotel
- Evidentimi i mysafirëve të cilët vendosen në hotel në Librin e mysafirëve
- Kërkimi i dokumentacionit personal, fotokopjimi dhe mirëmbajtja e tyre
- Dhënja e informacioneve të nevojshme për mysafirët
- Komunikimi sipas kërkesës promocionet e hotelit, atraksionet lokale dhe pikave tjera të interesit
- Përcjellja e kërkesave të mysafirëve stafit përgjegjës për përmbushjen e tyre
- Kontaktimi i mysafirëve nëse i është kryer shërbimi i kërkuar
- Vlerësimi i kënaqshmërisë dhe kërksave të tyre gjatë kontrollit dalës dhe shënimi i këtyre përshtypjeve në Librin e përshtypjeve të mysafirëve
- Kryerja e pagesave për shërbimet e ofruara nga hoteli
- Kryerja e detyrave tjera të përcaktuara nga Përgjegjësja e menagjerit
Aftësitë
- Njohja e punës me kompjuter dhe programet MS Office
- Njohja e gjuhës angleze
- Të jetë komunikative
- E motivuar për punë
- Aftësi për punë nën presionin e kohës
- Gatishmëri për punë jashtë orarit
Kushtet e punës dhe paga shumë të mira.
Aplikuesja dhet te jete Femer
Dokumentet e nevojshme per aplikim:
Cv- së duhet ti bashkangjitet nje foto e formatit te vogel, te gjitha eksperiencat e meparshme si dhe rekomandimet per ato qe i posedojne, duke aplikuar permes sistemit Apliko këtu.
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu