FTESË PËR TENDER
RISHTRESIMI I GJASHTË (6) TERENEVE TË TENISIT NË PRISHTINË
Federata e Tenisit e Kosovës është organizatë joqeveritare që ka për qëllim masovizimin dhe zhvillimin e tenisit në Kosovë.
Federata e Tenisit e Kosovës duke përfshirë të gjithë projektet në kuadër të organizatës, fton kompanitë e specializuara për terene të tenisit:
Rishtresim të gjashtë (6) fushave të tenisit në Prishtinë.
Të interesuarit mund të marin listën e specifikimit cdo ditë pune në emailin: [email protected] deri me datën 4 Shtator 2024
Dokumentet e nevojshme:
- Çertifikata e regjistrimit të Biznesit/ NUI,
- Çmimet duhen të kuotohen në euro pa TVSH
Me rastin e nënshkrimit të kontratës ofertuesi përzgjedhur duhet të dorëzojë Vërtetimin Tatimor
Kriteret e përzgjedhjes së ofertës:
- Specializimi dhe eksperienca me terene të tenisit
- Çmimi më i lirë
Ofertat duhen të jenë (1 në origjinale + 1 kopje)në pliko të mbyllur, të specifikuara për: “RISHTRESIMI I GJASHTË (6) TERENEVE TË TENISIT NË PRISHTINË” dhe të dorëzohen tek Federata e Tenisit e Kosovës çdo ditë pune nga ora 09:00-14:00 deri me datën 4 Shtator 2024.