Në bazë të nenit 8 dhe 10 të Ligjit mbi punën nr. 03/P – 212, NSH Inex Sar Planina Brezovicë shpallë konkurs për:
Punëtorë sezonalë në Ndërmarrjen shoqërore Inex Sar Planina Brezovicë
(59 pozita)
LISTËN E PUNËTORËVE SEZONAL mund ta gjeni KËTU
NSH Inex Sar Planina Brezovicë shpallë konkurs për 59 punëtorë sezonalë të cilët do të jenë të angazhuar në qendrën e skijimit Brezovicë në pozitat si shpëtimtar – shërbimi malor, punëtorë në pikat hyrëse të teleferikut, punëtorë të mirëmbajtjes në qendër të skijimit dhe në punë tjera sipas kërkesave të menaxhmentit të ndërmarrjes.
Periudha e angazhimit të tyre është deri më 31.03.2025 me mundësi vazhdimi varësisht prej kushteve klimatike që ekzistojnë atje.
Pagesa do të kryhet varësisht prej pozitës ku janë angazhuar dhe në përputhje me politikën e pagave të kompanisë.
Personat që përzgjidhen për punëtorë sezonalë në NSH „Inex Sar Planina“ Brezovicë mes tjerash duhet të kenë:
- Shkollim të mesëm, diploma e fakultetit është përparësi
- Përvojë pune në qendër të skijimit në pozita të njëjta apo të ngjashme të punës është përparësi
- Të kenë diplomë apo licencë për gjurmim dhe shpëtim për ata që merren me kërkim-shpëtim
- Të kenë shëndet të mirë sepse kushtet e punës janë në rrethana jashtëzakonisht të ftohta.
- Njohja e gjuhës shqipe dhe serbe është përparësi
Afati për dorëzimin e dokumentacionit është 5 ditë prej 11.12.2024 deri më 15.12.2024 në ora 16:00.
Aplikacionet mund t’i dërgoni edhe me email në adresën [email protected]
Të gjithë kandidatët duhet t’i dorëzojnë dokumentet në vijim:
Aplikacionin për punësim ose biografinë;
Dëshminë mbi kualifikimin shkollor;
Dëshminë mbi përvojën e punës;
Dokumentet e kërkuara më lart t’i dorëzohen arkivit te NSH Inex Sar Planina në Brezovicë.