business

REFERENTE PRANË SHËRBIMIT TË STUDENTËVE, PËRGJEGJËS PËR ARKIV, PËRGJEGJËS PËR BIBLIOTEKË, UDHËHEQËS I ZYRËS PËR ZHVILLIM TË KARRIERËS

  • star Publikuar: 02-08-2024
  • star Skadon: 15-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim, Burime Njerëzore
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3211

KONKURS I PUNËS

Pozita: REFERENTE PRANË SHËRBIMIT TË STUDENTËVE

Detyrat dhe përgjegjësit kryesore të punës:

  • Informimi i rregullt i profesorëve lidhur me orarin e provimeve;
  • Informimi i rregullt i profesorëve lidhur me ngjarjet e ndryshme të organizuara nga institucioni si dhe lidhur me informatat e tjera të rëndësishme për ta;
  • Informimi i rregullt i studentëve lidhur me oraret e ligjëratave, sipas afateve të parapara me Proceset e Punës;
  • Informimi i rregullt i studentëve lidhur me provimet (paraqitja e provimeve, përgatitja e listave për provime, dërgimi rezultateve);
  • Informimi i rregullt i studentëve lidhur me ngjarjet e ndryshme të organizuara nga institucioni si dhe lidhur me informatat e tjera të rëndësishme për ta;
  • Përcjellja e përditshme e postës elektronike dhe fizike dhe referimi te personat përgjegjës, në bazë të kërkesave;
  • Listimi i përditshëm i thirrjeve të humbura në administratë – shtypja e listës, telefonimi i personave që janë përpjekur të tel. në Institucion, përgjigjja ndaj kërkesave, respektivisht adresimi i tyre tek departamentet përgjegjëse;
  • Protokollimi i të gjitha dokumenteve zyrtare të studentëve dhe palëve të tjera që dalin nga institucioni;
  • Arkivimi i dokumenteve të studentëve sipas rregullit për arkivim të Institucionit;
  • Pranimi dhe përgjigja/adresimi i kërkesave të studentëve;
  • Informimi dhe regjistrimi i studentëve të rinj, sipas rregullores për regjistrim – në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën për Regjistrime në Programet Studimore;
  • Gjenerimi i raporteve statistikore lidhur me studentët dhe studimet, në varësi të kërkesave të menaxhmentit, për nevojat e departamenteve të ndryshme;
  • Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.

Kriteret:

  • Edukimi: Bachelor në administratë ose në një fushë të përafërt.
  • Së paku 1 vit përvojë pune në fushë të njëjtë ose të përafërt.
  • Nivel akademik i gjuhës shqipe; Nivel i mirë i gjuhës angleze; Nivel i kënaqshëm i gjuhës gjermane.
  • Organizimi dhe menaxhimi i kohës; komunikimi verbal dhe i shkruar; saktësi dhe vëmendje në detaje; takt dhe maturi; Aftësi komunikimi.
  • Aftësi teknike: Microsoft; Administrative; Takimet; Aftësi shumë të mira komunikuese me palët dhe stafin.

----------
Pozita: PËRGJEGJËS PËR ARKIV

Detyrat dhe përgjegjësit kryesore të punës:

  • Arkivi fizik dhe elektronik i dokumenteve te institucionit.
  • Arkivi fizik dhe elektronik I dokumenteve te stafit.
  • Arkivi fizik dhe elektronik i dokumenteve te studentëve.
  • Arkivi fizik dhe elektronik i dokumenteve të diplomuarve.
  • Arkivi fizik dhe elektronik dokumenteve mësimore.
  • Dosja e protokollimeve.
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e të gjitha llojeve të arkivave fizike.
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e të gjitha llojeve të arkivave elektronike.
  • Arkivi i Institucionit (fizik dhe elektronik) duhet t’i përmbajnë këto dokumente:
  • Të gjitha vendimet që lidhen me Institucionin, themelimin e tij dhe të kornizën ligjore.
  • Statuti i Institucionit.
  • Të gjitha rregulloret e Institucionit dhe dokumente të tjera.
  • Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.

Kriteret:

  • Edukimi: Bachelor në administratë ose në një fushë të përafërt.
  • Së paku 1 vit përvojë pune në fushë të njëjtë ose të përafërt.
  • Nivel akademik i gjuhës shqipe; Nivel i mirë i gjuhës angleze; Nivel i kënaqshëm i gjuhës gjermane.
  • Organizimi dhe menaxhimi i kohës; komunikimi verbal dhe i shkruar; saktësi dhe vëmendje në detaje; takt dhe maturi; Aftësi komunikimi.
  • Aftësi teknike: Microsoft; Administrative; Takimet; Aftësi shumë të mira komunikuese me palët dhe stafin.

----------
Pozita: PËRGJEGJËS PËR BIBLIOTEKË

Detyrat dhe përgjegjësit kryesore të punës:

  • Regjistrimi, klasifikimi, skanimi dhe ruajtja e materialeve që gjenden në bibliotekë;
  • Mbajtja e evidencës për huazimin e librave që shërbehen ndaj studentëve;
  • Krijimi shërbimeve orientuese për të gjetur informacionin, burimin e kërkuar;
  • Përpilimin e regjistrave të të gjithë librave;
  • Përpilimin e regjistrave të librave të humbur;
  • Mirëmbajtja e koleksioneve të librave;
  • Ruajtja e qetësisë brenda e hapësirave të Bibliotekës;
  • Informimi i rregullt i studentëve lidhur ndryshimet brenda Bibliotekës;
  • Marrëdhënie zyrtare, me plot dinjitet dhe respekt, me studentët, palët e jashtme dhe stafin e institucionit, duke pasqyruar vlerat dhe imazhin institucional;
  • Gjenerimi i raporteve statistikore lidhur regjistrimin dhe huazimin e librave;
  • Asistim në eventet e ndryshme të kolegjit;
  • Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.

Kriteret:

  • Edukimi: Bachelor në ekonomi/ administratë ose në një fushë të përafërt.
  • Së paku 1 vit përvojë pune në fushë të njëjtë ose të përafërt.
  • Njohuritë: Nivel akademik i gjuhës shqipe; Nivel i kënaqshëm i gjuhës angleze; Nivel i (të paktën) njohurive bazë të gjuhës gjermane.
  • Organizimi dhe menaxhimi i kohës; komunikimi verbal dhe i shkruar; saktësi dhe vëmendje në detaje; takt dhe maturi; Aftësi komunikimi.
  • Aftësi teknike: Microsoft; Administrative; Takimet; Aftësi shumë të mira komunikuese me palët dhe stafin.

-----------
Pozita: UDHËHEQËS I ZYRËS PËR ZHVILLIM TË KARRIERËS

Detyrat dhe përgjegjësit kryesore të punës:

  • Planifikon, buxheton, monitoron dhe raporton për aktivitetet e zyrës.
  • Zhvillon apo avancon strategji për zhvillimin e karriereës së studentëve të Kolegji Heimerer (KH), si dhe planet subsekuente implemetuese, duke përshirë fushat kyce: Zgjedhjen e karrierës nga studentët (instrumentet vetë-vlerësuese); Shkrimi “Resume/CV” dhe “Cover Letter”; Përgatitjet për intervistë pune; Rekrutimi; Rrjetizimi; “Internships”
  • Në bashkëpunim me udhëheqësin e Qendrës së Studenteve Heimerer (QESH), koordinon aktivitetet me departamentet tjera, sipas planit vjetorë, gjatë të gjitha fazave kyçe dhe shërbimeve që ofrohen për studentet e Kolegjit Heimerer.
  • Të jetë pikë kontakti për të gjithë studentët e Kolegjit Heimerer të cilët kanë nevojë për përkrahje në zhvillimin e tyre brenda Kolegjit Heimerer, në aspektin a aktiviteteve profesionale dhe ekstrakurrikulare, në mes tjerash.
  • Administron dhe dokumenton të gjitha punët e zyrës.
  • Koordinon aktivitetet e përbashkëta me shtyllat, zyrat dhe njësitë tjera të kolegjit.
  • Planifikon aktivitetet e përbashkëta me departamentet përkatëse me qëllim që fuqizimin dhe zhvillimin e studentit.
  • Planifikon takimet e rregullta konsultative me studentët.
  • Siguron parapërgatitjen e studentit për punë: portfolio e karrierës.
  • Planifikon, udhëheq dhe zbaton trajnimin për teknikat e metodës jo formale të edukimit: teatri social.
  • Popullon data bazën me të gjitha të dhënat e domosdoshme për studentët aktual dhe të diplomuarit.
  • Freskon në vazhdimësi katalogun e trajnimeve.
  • Propozon për miratim temat e debateve.
  • Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.

Kriteret:

  • Edukimi: BA, MA. Preferohen Shkencat Sociale.
  • Së paku 3 vite përvojë pune.
  • Njohuritë: Menaxhim; Njohuri të avancuar të fushës së zhvillimit të karrierës dhe rrjetëzimit; Punë akademike me studentë; Administrimi i zyrës; Njohuri të kornizës ligjore për arsim dhe aftësim profesional; Njohuri të avancuara të Gjuhës Angleze.
  • Organizimi; Menaxhimi i kohës; Aftësi komunikimi.
  • Aftësitë Teknike: Micrososft Office Package; Data basë, Corel, SPSS.
  • Integritet, Diskrecion, Etike, Proaktiv, Dinamik, Mendues kritik.

----------
NE OFROJMË:

  • Ambienti lehtësues;
  • Mirëbesimi dhe lidershipi i mbikëqyrësit;
  • Pavarësia e rregulluar dhe e mbikëqyrur;
  • Përkrahje të duhur;
  • Pritje të qarta dhe të kuptueshme;
  • Procedura Operative Standarde të Paracaktuara nga Mbikëqyrësi;
  • Një ambient bashkëpunues pune i bazuar në vlera;
  • Mundësi për zhvillim profesional

Vendi i punës: Kolegji Heimerer, Prishtinë

Orari: 40 orë në javë

Dorëzimi i dokumentacionit:

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse.

Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: [email protected]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 02.08.2024 deri me 15.08.2024.