business

Zyrtar Financiar

  • star Publikuar: 29-05-2025
  • star Skadon: 08-06-2025
Kompani Artmotion
Kategoritë Financa
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Bëhu pjesë e ekipit tonë financiar!

Pozita: Zyrtar Financiar
Lokacioni: Prishtinë
Orari: Full-Time
Kompania: Artmotion

Jemi në kërkim të një Zyrtari Financiar të motivuar dhe të përkushtuar, për të fuqizuar më tej departamentin tonë financiar. Nëse jeni të apasionuar pas numrave, keni përkushtim ndaj detajeve dhe dëshironi të kontribuoni në një ambient dinamik dhe bashkëpunues, kjo është mundësia juaj!

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranimi teknik i aseteve;
  • Regjistrimi dhe kontrollimi i faturave të blerjeve në akordim me kontrata dhe vendime menaxheriale;
  • Regjistrimi i bankave;
  • Barazimi i blerësve biznes dhe furnitorë;
  • Barazimi me pika të shitjes;
  • Barazimi i stoqeve;
  • Menaxhimi i llogarive të arkëtueshme;
  • Verifikimi i materialeve në terren dhe pranimi teknik në terren;
  • Përgatitja e raporteve dhe analizave sipas nevojës;
  • Punë të tjera profesionale të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Financave;

Çfarë kërkojmë nga ju?

  • Diploma Bachelor (Financa & Kontabilitet);
  • Njohuri të mira mbi ligjet e tatimeve dhe procedurave tatimore në Kosovë;
  • Njohuri të mira të programeve të kontabilitetit si dhe: Excel, Word, Power Point etj;
  • Së paku një (1) vit përvojë pune në cilësi të zyrtarit financiar;
  • Njohuri të Gjuhës Angleze.

Çka ju ofrojmë:

  • Pagë konkurruese si dhe bonuse mujore.
  • Sigurim shëndetësor dhe shujtë ditore.
  • Ambient mbështetës dhe dinamik pune.
  • Mundësi të qarta për zhvillim dhe avancim në karrierë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme dhe universitare;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale (e preferueshme);
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (e preferueshme).

Si të aplikoni:

Na dërgo:

  • CV-në e përditësuar
  • Kopje të diplomave për përgatitjen shkollore dhe universitare;
  • Letër motivuese (opsionale, por e preferuar)
  • Dëshmi mbi përvojën e punës;
  • Letër rekomandimi apo referenca (opsionale).

Email për aplikim: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 08 Qershor 2025, ora 16:00
Subjekti i email-it: Zyrtar Financiar

Aplikimet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Ndërto të ardhmen tënde profesionale me ne. Apliko sot dhe bëhu pjesë e një ekipi që vlerëson dijen, përkushtimin dhe profesionalizmin!

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu