business

Përgjegjës për Menaxhimin e Depos (Warehouse Manager)


Ruaj
  • star Publikuar: 31-03-2026
  • star Skadon: 31-03-2026

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Depo, Elektronike, Energjetikë
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 2

Përshkrim i kompanisë

TANDA BALKAN L.L.C. është degë e kompanisë ndërkombëtare TANDA UK LTD, një kompani globale e specializuar në projektimin, prodhimin dhe distribuimin e sistemeve të avancuara të detektimit dhe alarmimit nga zjarri. Me seli në Prishtinë, Kosovë, TANDA BALKAN L.L.C. operon në fushën e teknologjisë, pajisjeve elektronike dhe sistemeve të sigurisë, duke përfshirë prodhimin, importin, eksportin dhe distribuimin e komponentëve elektronikë dhe pajisjeve profesionale për mbrojtje nga zjarri. Kompania vepron sipas standardeve ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë, duke ofruar zgjidhje inovative dhe të besueshme për tregun vendor dhe ndërkombëtar. Në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, TANDA BALKAN L.L.C. kërkon profesionistë të motivuar dhe të përgjegjshëm për t’iu bashkuar ekipit në një ambient pune modern, dinamik dhe me mundësi zhvillimi profesional.

Përshkrim i rolit

Përgjegjës për Menaxhimin e Depos (Warehouse Manager) është përgjegjëse për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve të përditshme në depo, duke siguruar administrimin e saktë të inventarit, organizimin efikas të pranimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së mallrave, si dhe zbatimin e standardeve të sigurisë, cilësisë dhe procedurave të brendshme të kompanisë. Roli kërkon aftësi të larta organizative, përgjegjësi profesionale dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me departamentet e prodhimit, logjistikës dhe administratës, me qëllim të garantimit të funksionimit të rregullt dhe efikas të proceseve të magazinimit dhe furnizimit.

Kërkesat

3 vite përvojë pune në depo si Warehouse Manager, Supervisor ose pozita të ngjashme. Njohuri të mira në menaxhimin e inventarit dhe sistemet e magazinimit. Përvojë në import / eksport është përparësi. Aftësi për menaxhimin e produkteve të ndryshme, veçanërisht pajisje elektronike. Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të kohës. Aftësi për të punuar në ekip dhe për të udhëhequr staf. Njohuri në përdorimin e kompjuterit (Microsoft Office, sistemet e magazinimit – WMS). Njohuri të gjuhës angleze (gjuhë të tjera janë përparësi). Patentë për forklift është përparësi (jo e detyrueshme).

Përgjegjësitë

Menaxhimi i operacioneve ditore të depos (pranimi, ruajtja, sistemimi, përgatitja dhe dërgimi i mallrave). Kontrolli dhe mirëmbajtja e saktë e inventarit për produktet elektronike dhe komponentët e sistemeve të alarmit kundër zjarrit. Organizimi i hyrjeve dhe daljeve të mallrave, përfshirë importin dhe eksportin. Mbajtja e dokumentacionit të depos, raporteve të stokut dhe evidencave të dërgesave. Sigurimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe cilësisë. Organizimi i hapësirës së depos për efikasitet maksimal. Mbikëqyrja e punëtorëve të depos dhe ndarja e detyrave ditore. Bashkëpunimi me departamentin e prodhimit, logjistikës dhe administratës. Zbatimi dhe mirëmbajtja e procedurave të punës (SOP) në depo. Kontrolli i pajisjeve dhe materialeve për të shmangur dëmtimet ose humbjet.

Kualifikimet e preferuara

Përvojë në kompani prodhimi ose kompani teknologjike. Përvojë me pajisje elektronike ose sisteme alarmi. Përvojë në organizimin e stokut dhe logjistikës ndërkombëtare. Aftësi për të punuar nën presion dhe me afate kohore. Përgjegjësi e lartë dhe korrektësi në punë.

Benefitet

Kontratë e rregullt pune sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Pagë konkurruese sipas përvojës. Ambient profesional dhe stabil pune. Mundësi zhvillimi profesional. Trajnime në punë. Orar i rregullt pune.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu