
THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI NGA ORGANIZATAT JO QEVERITARE
PËR
PARTNERITET ME FONDACIONIN TRUST CIRCLE
Trust Circle Foundation shpall Thirrje për Shprehjen e Interesit nga organizatat joqeveritare, për themelimin e partneriteteve me fondacionin.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është identifikimi i OJQ-ve që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare, e të cilat plotësojnë kriteret për të themeluar partneritete me Fondacionin Trust Circle, për të përmirësuar situatën e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve, me fokus tek fëmijët në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror dhe fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, si dhe fëmijët e të rinjtë me varësi (drogë, alkool, lojëra të fatit, etj).
Organizatat që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë shprehje interesi, duhet të kenë parasysh:
- Të dërgojnë pakon e aplikimit me subjekt: "Shprehja e interesit të OJQ-ve për partneritet me Fondacionin Trust Circle”, në adresën elektronike [email protected] deri në datën 10.05.2025.
- OJQ-të mund të shprehin interesin e tyre vetëm si subjekte individuale. Aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe.
- Thirrja për Shprehje Interesi nga organizatat jo-qeveritare, për themelimin e partneriteteve me Fondacionin Trust Circle, do të qëndrojë e hapur nga data e publikimit të saj 10.04.2025, deri në datën 10.05.2025, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve.
Për të shkarkuar thirrjen e plotë, klikoni këtu!
Për të shkarkuar Shtojca I – Identifikimi, profili dhe programi i OJQ-së, klikoni këtu!