business

EKSPERT

  • star Publikuar: 25-09-2024
  • star Skadon: 09-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 641

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT

Ofertim për ekspertizë profesionale per zhvillimin e modulit dhe ofrimin e trajnimit mbi përfshirjen e grave rome, ashkalike dhe egjiptian për partite politike dhe organizatat e shoqerise civile

Prishtinë

Aprovuar nga drejtori ekzekutiv

_____________________

Nënshkrimi

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selin në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1.Kontesti i ndërhyrjes:

Gratë Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane në Kosovë përballen me sfida të mëdha për shkak të diskriminimit të dyfishtë bazuar në përkatësinë etnike dhe gjininë. Këto sfida përfshijnë mungesën e përfaqësimit të tyre në strukturat vendimmarrëse, qasjen e kufizuar në arsim, si dhe mundësitë e pakta për përfshirje në tregun e punës dhe shoqërinë civile. Për më tepër, për shkak të barrierave strukturore dhe kulturore, gratë Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane shpesh mbeten të përjashtuara nga proceset politike, duke u privuar nga mundësitë për të ndikuar në politikat dhe vendimet që prekin jetën e tyre.

Partitë politike dhe organizatat joqeveritare (OJQ) kanë një rol kyç në promovimin e përfshirjes së grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane në vendimmarrje. Megjithatë, kapacitetet e tyre për të mbështetur këtë grup të margjinalizuar janë shpesh të kufizuara. Ky trajnim duhet konceptuar ne menyre qe te adresoje boshllëqet dhe duke zhvilluar kapacitetet e partive politike dhe OJQ-ve për të përfshirë gratë Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane në programet dhe strukturat e tyre organizative.

Ky aktivitet është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të forcuar kapacitetet e aktorëve politikë dhe shoqërisë civile në promovimin e të drejtave dhe fuqizimin e grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane në Kosovë. Trajnimi synon të kontribuojë në ndërtimin e një mjedisi më të barabartë dhe gjithëpërfshirës, ku gratë Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane mund të marrin pjesë në mënyrë aktive në proceset politike dhe shoqërore, duke përfaqësuar interesat dhe zërin e komunitetit të tyre.

  • QËLLIMI SPECIFIK

Qëllimi specifik i këtij trajnimi është të fuqizojë partitë politike dhe organizatat joqeveritare (OJQ) me njohuri dhe aftësi praktike për të promovuar përfshirjen aktive të grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane në proceset politike dhe vendimmarrëse. Trajnimi synon të:

  • Siguroje qe ceshtjet gjinore jane te perfshira dhe reflektohen ne objektivat e OSHC-ve dhe partive politike
  • Ndihmojë në zhvillimin e strategjive dhe planeve vepruese për të mbështetur përfshirjen e qëndrueshme të grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane në strukturat udhëheqëse dhe organizative.
  • Ofron shembuj te praktikave te mira nga vendi dhe rajoni per perfshirjen e grave ne politike-berje dhe aktivizem.
  • Sigurojë propozime dhe zbatime konkrete të bazuara në praktikat më të mira ndërkombëtare për përfshirjen aktive të grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane në proceset vendimmarrëse. Trajneri/ja do të ofrojë mjete dhe mekanizma që ndihmojnë partitë politike dhe OJQ-të të krijojnë një mjedis gjithëpërfshirës, ku zëri i këtyre grave mund të dëgjohet dhe të ndikojë drejtpërdrejt në strukturat politike dhe udhëheqëse.
  • Ofron casje proaktive tek strukturat e OSHC-ve dhe partive politike per te reflektuar ceshtjet gjinore ne strategjite dhe planet e tyre akcionale.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Hartimi dhe zhvillimi i materialeve të trajnimit në përputhje me temën e përfshirjes së grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane në proceset politike dhe shoqërore.
  • Sigurimi që materialet përfshijnë qasje teorike dhe praktike, duke përfshirë studime të rasteve të suksesshme dhe rekomandime konkrete për zbatim.
  • Përgatitja e një agjende të detajuar për dy ditët e trajnimit, duke përcaktuar seancat e prezantimeve, diskutimeve interaktive dhe ushtrimeve praktike.
  • Fasiliton dhe udhëheq seancat e trajnimit, duke përfshirë prezentime mbi përfshirjen e grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane dhe rritjen e ndërgjegjësimit për diskriminimin e dyfishtë që ato përjetojnë.
  • Ndërmjetësimi i diskutimeve interaktive ndërmjet pjesëmarrësve për të shkëmbyer përvoja dhe praktika më të mira.
  • Mbajtja e ushtrimeve praktike dhe punë në grupe për të ndihmuar pjesëmarrësit të zhvillojnë strategji dhe plane veprimi për përfshirjen e grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane .
  • Ofrimi i mbështetjes dhe udhëzimeve shtesë aty ku është e nevojshme, për të siguruar që të gjithë pjesëmarrësit të përfitojnë maksimalisht nga trajnimet.
  • Hartimi i një raporti përfundimtar mbi rezultatet e trajnimit, duke përfshirë vlerësimin e performancës së pjesëmarrësve, rekomandimet për përmirësime të ardhshme dhe përmbledhjen e arritjeve kryesore.
  • Ofrimi i rekomandimeve për hapa të mëtejshëm për partitë politike dhe OJQ-të për të mbështetur përfshirjen e grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane pas përfundimit të trajnimit.

2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Audienca e synuar për këtë trajnim përfshin anëtarë të partive politike që janë të angazhuar në zhvillimin e politikave për barazi gjinore dhe përfshirje sociale, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që punojnë me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, me fokus në përfshirjen gjinore dhe mbështetjen e grave. Gjithashtu, pjesë e audiencës janë aktivistë dhe përfaqësues nga komunitetet Rom dhe Ashkali, në veçanti gratë, të cilat janë të angazhuara në përmirësimin e pozitës së tyre në proceset politike dhe vendimmarrëse.

Ky trajnim synon të rrisë kapacitetet e partive politike dhe organizatave joqeveritare për të krijuar dhe zbatuar politika që mbështesin përfshirjen e grave Rome në proceset vendimmarrëse. Pjesëmarrësit do të zhvillojnë plane veprimi konkrete që mund të aplikohen në aktivitetet e tyre të përditshme për të promovuar barazinë gjinore dhe përfshirjen aktive të grave Rome. Për më tepër, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndërtojnë rrjete bashkëpunimi për të mbështetur fuqizimin e grave Rome, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë kombëtar.

3. PROCESI I REKRUTIMIT

Procesi i rekrutimit të ekspertit/ës për hartimin e dokumentacioneve të Ekipit Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë do të përfshijë hapat e mëposhtëm:

  1. Rekrutimi i ekspertit/ës: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve potencialë. Kandidatët potencial mund të jenë individë që plotësojnë kriteret e përcaktuara më poshtë.
  2. Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, eksperit/ja i/e përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatit/ës për të siguruar që ai/ajo është i/e përshtatshëm për pozitën e e kërkuar.
  3. Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre.
  4. Fillimi i angazhimit: Pas nënshkrimit të kontratës, eksperti/ja do të fillojë punën e tij sipas planit të përcaktuar, duke hartuar dhe zhvilluar dokumentacionet e nevojshme për mbështetjen e Ekipit Ndërinstitucional në përmbushjen e detyrave të tyre.

6.PLANI DHE BUXHETI

Eksperti do të angazhohet për hartimin e dokumentacioneve përkatëse për organzimin dhe mbajtjen e trajnimit. Eksperti do të angazhohet me se shumti 5 ditë pune, ku për një ditë pune do të paguhet njëqind e njëzetë (120.00) Euro Bruto.

7. KRITERET E PERZGJEDHJES

  1. Trajneri/ja duhet të ketë një diplomë universitare në fushat e shkencave sociale, shkencave politike, barazisë gjinore, të drejtave të njeriut, ose fusha të ngjashme.
  2. Trajneri/ja duhet të ketë të paktën pesë (5) vite përvojë në hartimin dhe zbatimin e trajnimeve, me fokus të veçantë në barazinë gjinore, përfshirjen e grupeve të margjinalizuara, dhe të drejtat e grave, sidomos për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
  3. Trajneri/ja duhet të ketë njohuri dhe përvojë të dëshmuar në fushën e përfshirjes sociale dhe politike të grupeve të margjinalizuara, veçanërisht përfshirjen e grave Rome në proceset vendimmarrëse dhe politike.
  4. Përvoja e mëparshme në punën me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, dhe në veçanti në çështjet që lidhen me përfshirjen e grave nga këto komunitete, do të konsiderohet një avantazh i rëndësishëm.
  5. Trajneri/ja duhet të ketë aftësi të dëshmuara në hartimin dhe zhvillimin e materialeve të trajnimit, përfshirë plane veprimi, udhëzues, dhe raporte të lidhura me përfshirjen sociale dhe politike.
  6. Trajneri/ja duhet të ketë aftësi të forta komunikimi dhe facilituese, me përvojë në drejtimin e trajnimeve interaktive dhe në punën me grupe të ndryshme pjesëmarrësish, përfshirë përfaqësues të partive politike dhe OJQ-ve.
  7. Njohuritë mbi praktikat më të mira ndërkombëtare për përfshirjen e grave dhe grupeve të margjinalizuara në politikë dhe shoqëri civile janë thelbësore, si dhe aftësia për të përshtatur këto praktika në kontekstin e Kosovës.
  8. Trajneri/ja duhet të jetë në gjendje të përgatisë raporte përmbledhëse dhe rekomandime të qarta mbi rezultatet e trajnimit dhe progresin e pjesëmarrësve.

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

  • CV;
  • Diploma universitare e domosdoshme në çështje gjinore, sociologji ose fusha të ngjashme: Trajneri/ja duhet të ketë një diplomë universitare në fushat e barazisë gjinore, sociologjisë, shkencave sociale ose të ngjashme.
  • Shembuj të dokumentacioneve të ngjashme të hartuar nga kandidati/ja;
  • Propozimin Teknik dhe financiar

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] .

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 09/10/2024.

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.