Kompani
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.
Kategoritë
Inxhinieri
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1735
Junior Inxhinier
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Inspekton objektet për marrje ne sigurim dhe përpilon raport mbi inspektimin
- Proceson dhe trajton dëmet materiale të paraqitura nga i dëmtuari
- Interviston të dëmtuarin dhe dëshmitarin, për marrjen e informatatve të nevojshme
- Inspekton të gjitha llojet e dëmeve materiale, për të përcaktuar shkallën e dëmit
- Shqyrton fotografitë dhe deklaratat
- Bashkëpunon me kolegët e departamentit gjatë shqyrtimit të lëndëve.
- Përpilon raportet mbi dëmet.
- Merr pjesë në formimin e lëndëve të dëmeve.
- Merr pjesë në vlerësimin dhe likuidimin e dëmeve.
- Kryen punët dhe detyrat me urdhër të mbikqyrësit.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:
- Preferohet Fakulteti i Inxhnierisë së Ndërtimit, Makinerisë. Të drejtë aplikimi kanë edhe studentët në vitin e fundit
- Preferohet përvoja e ngjajshme e punës
- Njohja e Gjuhës Angleze
Të gjithë kandidatët, përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:
- Të kenë aftësi të mira të komunikimit dhe prezantimit.
- Të jenë të përshtatshëm për punë ekipore dhe në terren.
- Të jenë kreativë, të motivuar dhe bashkëpunues.
- Njohuri të mira në programet kompjuterike (Microsoft Office, etj.).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV dhe letër motivimi.
- Vërtetim mbi vijueshmërinë e studimeve nga fushat relevante.
- Referenca nga punëdhënësi paraprak (opcionale).
Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim nga: emri dhe mbiemri – pozita.”
Konkursi është i hapur deri me datën 10.12.2023
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të kontaktohen. Dokumentacioni i pakompletuar dhe aplikimet e dërguara pas afatit nuk do të merren në konsideratë.