Kategoritë
Infermieri
Vendi i punës
Prishtinë
Numri i pozitave
3
KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
Spitali i Përgjithshëm Alma Mater Europaea “Rezonanca 2” shpall konkurs për plotësimin e pozitave të punës si më poshtë:
1. Infermier/e – 3 pozita të lira
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë bachelor në Infermieri
- Licencë e vlefshme nga Ministria e Shëndetësisë.
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe organizimit.
- Shkathtësi të mira në punën ekipore.
- Përvojë paraprake e punës përbën përparësi.
- Etikë dhe profesionalitet.
- Aftësi për të punuar nën presion të kohës dhe për t’i respektuar afatet kohore.
Detyrat kryesore:
- Ofron kujdes infermieror për pacientët.
- Monitoron gjendjen shëndetësore dhe shenjat vitale.
- Administron terapinë sipas udhëzimeve të mjekut.
- Ndihmon gjatë procedurave mjekësore.
- Mban evidencat dhe dokumentacionin mjekësor.
- Bashkëpunon me stafin shëndetësor dhe respekton etikën profesionale.
Afati dhe mënyra e aplikimit:
-Konkursi mbetet i hapur nga data e publikimit, deri më 28.05.2026.
-Kandidatët që plotësojnë kushtet do të njoftohen paraprakisht për intervistë.
-Dokumentacioni për aplikim të dërgohet në e-mail [email protected] , ose të dorëzohet fizikisht në adresën: Spitali i Përgjithshëm Alma Mater Europaea “Rezonanca 2”, Magjistralja Prishtinë–Shkup, km 9, Prishtinë 10000.
Për informacione, na kontaktoni në +383 49 603 330