TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Për angazhimin e “Udhërrëfyes/e i/e Ekspozitës Mobile”
1. Sfondi
Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve (VoRAE) është e angazhuar në promovimin, dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë historike, kulturore dhe sociale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Përmes aktiviteteve të saj, organizata synon të rrisë dukshmërinë e historisë, kontributit dhe përvojave të këtyre komuniteteve në shoqërinë kosovare.
Në kuadër të implementimit të projektit, VoRAE synon të organizojë një ekspozitë mobile që pasqyron historinë, identitetin, kulturën dhe përvojat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Për këtë qëllim, VoRAE planifikon të angazhojë 3 Udhërrëfyes/e të Ekspozitës Mobile në qytetet përkatëse (Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë). Të angazhuarit do të shërbejnë si guida të ekspozitës, duke prezantuar përmbajtjen, orientuar vizitorët dhe ofruar informata lidhur me konceptin, materialet dhe mesazhet e ekspozitës.
2. Qëllimi i Angazhimit
Qëllimi i këtij angazhimi është të mbështesë organizimin dhe realizimin e ekspozitës mobile përmes prezantimit profesional të përmbajtjes së saj, orientimit të vizitorëve dhe ofrimit të informatave lidhur me historinë, kulturën dhe identitetin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Udhërrëfyesit e angazhuar do të kontribuojnë në krijimin e një përvoje informuese dhe gjithëpërfshirëse për vizitorët, si dhe në mbarëvajtjen e aktivitetit në qytetet përkatëse.
3. Fushëveprimi i Punës / Detyrat
- Të prezantojnë ekspozitën dhe përmbajtjen e saj për vizitorët;
- Të ofrojnë informata dhe sqarime lidhur me materialet e ekspozuara;
- Të mirëpresin dhe orientojnë vizitorët gjatë aktivitetit;
- Të mbështesin ekipin organizativ në koordinimin e rrjedhës së ekspozitës;
- Të kontribuojnë në krijimin e një atmosfere profesionale dhe mikpritëse gjatë organizimit;
- Të raportojnë tek ekipi organizativ për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe numrin e përafërt të vizitorëve;
- Të asistojnë në shpërndarjen e materialeve promovuese dhe informative gjatë ekspozitës.
4. Rezultatet e pritshme
- Prezantimi profesional i ekspozitës për vizitorët gjatë periudhës së organizimit;
- Ofrimi i informatave dhe sqarimeve lidhur me përmbajtjen dhe materialet e ekspozuara;
- Orientimi dhe mbështetja e vizitorëve gjatë vizitës në ekspozitë;
- Kontribut në mbarëvajtjen organizative dhe koordinimin e aktivitetit në lokacionin përkatës;
- Dorëzimi i një raporti të shkurtër mbi realizimin e angazhimit, duke përfshirë numrin e përafërt të vizitorëve dhe sfidat eventuale.
5. Raportimi dhe koordinimi
Udhërrëfyesi/ja do të raportojë tek Menaxheri i Programit / Udhëheqësi i Projektit ose tek përfaqësuesi i caktuar nga VoRAE.
Udhërrëfyesi/ja do të bashkëpunojë ngushtë me ekipin organizativ për të siguruar koordinim efektiv dhe mbarëvajtje të ekspozitës gjatë periudhës së angazhimit.
Pas përfundimit të angazhimit, Udhërrëfyes/ja mund të kërkohet të dorëzojë një raport të shkurtër narrativ mbi aktivitetin e realizuar.
6. Kohëzgjatja
Angazhimi do të realizohet gjatë periudhës së organizimit të ekspozitës mobile në qytetin përkatës, sipas agjendës së përcaktuar nga organizata.
Lokacionet dhe periudha e angazhimit:
• 02–10 qershor – Prizren
• 14–20 qershor – Gjakovë
• 22–26 qershor – Prishtinë
7. Kualifikimet e kërkuara
- Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese;
- Përvojë në organizim aktivitetesh kulturore, rinore ose komunitare konsiderohet përparësi;
- Njohuri bazike mbi temat e trashëgimisë kulturore, identitetit dhe përfshirjes sociale konsiderohen avantazh;
- Aftësi për të bashkëpunuar me publikun dhe ekipin organizativ;
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet avantazh.
8. Procedura e aplikimit
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Curriculum Vitae (CV)
- Leter motivuese
- Përvoja relevante në aktivitete kulturore, komunitare ose edukative konsiderohet përparësi dhe mund të evidentohet në CV ose përmes referencave.
9. Deklarata
“VoRAE nuk publikon kufij buxhetorë ose numrin e pritur të ditëve të punës për angazhimin e ekspertëve. Aplikantët duhet të propozojnë ofertën e tyre financiare, duke përfshirë tarifën ditore dhe numrin e ditëve të punës. VoRAE vlerëson ofertat financiare bazuar në konkurrueshmëri, realizëm dhe vlerën e përgjithshme për paratë.”
10. Vlerësimi dhe Pikëzimi
Ekspertiza teknike dhe kualifikimet – 40 pikë
Kuptimi i detyrës dhe përvoja relevante – 30 pikë
Oferta financiare dhe vlera për paratë – 20 pikë
Intervista (kandidatët e përzgjedhur) – 10 pikë
Totali – 100 pikë
Aplikantët duhet të arrijnë pragun minimal të cilësisë për t’u marrë në konsideratë.
11. Kërkesat Etike, Konflikti i Interesit dhe Konfidencialiteti
Udhërrëfyesit/et e përzgjedhur do të duhet të nënshkruajnë:
- Deklaratën për Konflikt Interesi dhe Paanshmëri
- Klauzola kontraktuale të konfidencialitetit
- Dokumente të tjera të kërkuara për pajtueshmëri
Çdo konflikt interesi – real ose i perceptuar – duhet të deklarohet menjëherë.
12. Pajtueshmëria me rregulloret e VoRAE
Ky angazhim realizohet në përputhje të plotë me rregulloret dhe procedurat e VoRAE për angazhimin e Udhërrëfyesve.
Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në:
Email: [email protected]
Afati: 24/05/2026 në orën 00:00
Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren në konsideratë.
13. Kontakti
Për sqarime shtesë, kontaktoni:
Emri: Njomza Uka
Pozita: Zyrtare
Email: [email protected]