business

Inxhinier/e të Elektros (2), Ekonomiste/Financiere (1), Elektricistë (2)

  • star Publikuar: 17-11-2022
  • star Skadon: 30-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani JV Group
Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 5
Vendi i punës Ferizaj
Shikime 2858

KONKURS

JV Group shpall konkurs (vende të lira pune) për këto pozita:

  • 2x Inxhinier ose Inxhiniere të Elektros
  • 1x Ekonomiste/Financiere
  • 2x Elektricistë

Inxhinierë i Elektrikos

Kandidati duhet të ketë kryer nivelin Bachelor ose Master në fushën e Inxhinierisë Elektrike ose Inxhiniersë së Burimeve të Ripërtritshme, apo ekuivalente.

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Kryen vizita inxhinierike në terren për të mbledhur informacione strukturore dhe elektrike lidhur me vendndodhjen e objektit për projektimin e Sistemeve Solare.
  • Ofron mbështetje teknike për ekipet e instalimit gjatë instalimit, testimit, vënies në punë të sistemit dhe/ose monitoron performancën e sistemeve.
  • Kryen simulime kompjuterike të performancës së sistemit fotovoltaik përmes aplikacioneve si PVSyst dhe PVSol, dhe te tjera.
  • Zhvillon specifikimet e projektimit dhe kërkesat funksionale për komponentët e sistemeve fotovoltaike rezidenciale, komerciale ose industriale komform kritereve teknike dhe kërkesave nga KEDS.
  • Krijon dhe interpreton skema elektrike për kyçje me rrjet si dhe për sistemet elektrike solare duke përdorur softuer respektiv (autoCAD, archicad, etj.).
  • Assiston në paramasën për materialet e nevojshme për ndertimin e projekteve
  • Krijoni lista kontrolli për rishikim ose inspektim të projekteve të përfunduara të sistemit diellor.
  • Pergadite, perciell, dhe ndjeke mbarëvajtjet e projekteve në komuna, KEDS dhe ZRRE.

Elektricistë

Kerkohen elektricist dhe ndihmes elektricist, te cilet duhet te kete njohurite baze per instalimin e pajisjeve elektrike, sidomos atyre te Sistemeve Fotovoltaike.

  • Kandidati duhet te jete me eksperience ne fushen e instalimeve elektrike.
  • te jete i rregullt dhe korrekt.
  • te jete i afte te punoje ne grup.
  • fleksibil ne orar te punes

Ekonomiste/Financiere

Kriteret për aplikim:

  • Të ketë njohuri të mira të kontabilitetit;
  • Njohja e gjuhës gjermane e domosdoshme të paktën niveli bazik;
  • Aftësi në programet e Microsoft Office;
  • Aftësi të mira komunikimi;
  • I/e motivuar për të mësuar, zgjidhur problemet dhe aftësi në vendim-marrje.

Ndihmon/asiston përgatitjen për:

  • Regjistrimin e lëvizjeve kontabël në sistemin elektronik (softueri SAGE 50 dhe te tjera);
  • Regjistrimin e lëvizjeve bankare dhe barazimi i tyre;
  • Përgatitjen e raporteve periodike të nevojshme;
  • Llogaritë kontabël dhe kontrollon saktësinë e regjistrave kontabël të kompanive;
  • Rishikimin e të dhënave të pagesave në sistemet e kontabilitetit;
  • Monitorimin periodik i pagesave dhe raportimi tek menaxhmenti;
  • Përgatitjen e informacioneve të duhura financiare, të cilat i kalon menaxherëve varësisht
    kërkesave.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-te në: [email protected]

Afati fundit për aplikim 30.11.2022.

RRETH JV GROUP

JV Group është kompani private me plot entuziazëm dhe potencial me zyra në Kosovë dhe me seli në Zvicër.

Specialiteti ynë jane sistemet fotovoltaike (solare), ndërtesat shumëkatëshe, instalime te elektrikes, nxemje, ujësjelles dhe shumë të tjera.

Misioni dhe synimi ynë është shumë më i madh. Ne jemi duke shtyer një lloj revolucioni që po ndryshon status quo-në. Bashkohuni me ne dhe krijoni një të ardhme me fusha më të gjelbëra, energji më të pastër, duke u ofruar komuniteteve dhe klientëve tanë sigurinë dhe besueshmërinë që ata e kërkojnë. Në JV Group, ju do të keni mundësi të rriteni personalisht dhe profesionalisht, duke bërë një ndryshim të vërtetë në Kosovë dhe më gjerë.